KRYEFAQJA » LAJME » 11.2 milionë euro fatura për energjinë në tetor

11.2 milionë euro fatura për energjinë në tetor

Vendi ka lënë pas krizën energjitike të muajve të verës të shkaktuar nga thatësira. Rritja e prodhimit vendas të energjisë dhe rënia e konsumit ka zbutur faturën e importeve për muajin tetor. OSHEE dhe KESH kanë shpenzuar 11.2 milionë euro për të siguruar energjinë përgjatë këtij muaji nga shifra rekord prej 80 milionë euro që u shpenzua për periudhën Korrik – Gusht.

Importet do të vijojnë edhe për dy muajt e mbetur të vitit dhe sipas OSHEE fatura llogaritet deri në 50 milionë euro, pasi konsumi rritet ndjeshëm përgjatë kësaj periudhe, veçanërisht në muajin Dhjetor.

Qeveria ndryshoi një muaj më parë buxhetin e shtetit për ti dhënë sektorit të energjisë 3 miliardë lekë. Me këto para, KESH dhe OSHEE do të mbulojnë shpenzimet për dy muajt e fundit të këtij viti.

Sicred