KRYEFAQJA » LAJME » 105 vjetori i pavarësisë, Tramp uron Metën: Shqipëria ka shënuar përparim në drejtim të integrimit euro-atlantik
105 vjetori i pavarësisë, Tramp uron Metën: Shqipëria ka shënuar përparim në drejtim të integrimit euro-atlantik

105 vjetori i pavarësisë, Tramp uron Metën: Shqipëria ka shënuar përparim në drejtim të integrimit euro-atlantik

Presidenti amerikan Donald Tramp i ka dërguar presidentit shqiptar Ilir Meta një telegram të gjatë urimi me rastin e 28 nëntorit 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. “Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme” shkruan ndër të tjera presidenti Tramp.
“Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i kolacionit për Shkatërrimin e ISIS-it” shkruan më tej zoti Tramp.
Presidenti amerikan veçon se “Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët”.
“Jemi bashkë me ju teksa festoni këtë ditë të veçantë dhe iu uroj Ju dhe popullit shqiptar gjithë të mirat gjatë vitit të ardhshëm!” përfundon mesazhi i urimit i presidentit amerikan Donald Tramp dërguar presidentit shqiptar Ilir Meta.

Sicred