KRYEFAQJA » LAJME » 105-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit

105-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit

13 janari shënon përvjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Këtë vit policia shqiptare bën plot 105 vjet nga krijimi dhe ceremonitë e rastit janë zhvilluar në qytetin e Lezhës ku prej ditës së djeshme qeveria është zhvendosur në këtë qytet për mbledhjen e radhës.  ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndonëse pranoi se në radhët e policisë ka punonjës që favorizojnë dhe bashkëpunojnë me grupe kriminale apeloi politikën që të mos baltosë punën e policëve të ndershëm. Vetingu në polici mbetret sfida për vitin 2018.

Edhe kryeministri Edi Rama pranoi bashkëpunimin e një grushti të vpogël policësh me eksponentë të krimit, por rezultatet e vitit që lamë pas tha ai tregojnë më së miri për punën që po bëhet në ndarjen e uniformave blu nga krimi.

Ndërkohë në 105 vjetorin e policisë u zhvilluan edhe protesta nga Shoqata e ish-policëve në lirim. Ata thonë se vitet e fundit Policia ka kaluar një krizë të thellë, prej përfshirjes së shefave të policisë të inkriminuar në rradhët e këtij institucioni.

Sicred