KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “100 fshatrat’, pjesë e projektit edhe laguna e Kune-Vainit në Lezhë

“100 fshatrat’, pjesë e projektit edhe laguna e Kune-Vainit në Lezhë

Tashmë pjesë e projektit të “100 fshatrave” është edhe zona e Kune Vainit në Lezhë. Së shpejti në këtë zonë do ketë investime të cilat u kanë munguar për vite me rradhë. Qeveria dhe Ministria e Mjedisit do ta kthejnë këtë zonë si një nga zonat bregdetare më të mira në vend. Në fushatën “Krijo oksigjenin tënd”, në këtë zonë janë mbjellur mbi 5 mijë pemë të cilat në këto kohë do t’i shërbejnë shumë  kësaj zone duke shtuar kështu një ndërhyje të plotë të kësaj pasurie kombëtare.

Ministri Klosi tha se do krijojmë mundësitë financiare, qendrat e para të agroturizmit të cilat janë aktive dhe kanë filluar të kenë mbështetje financiare si hotelet me 5 yje. Pra ta kenë TVSH-në të reduktuar në 6 përqind nga 20 përqind, dhe të ketë tatim fitimi 5 përqind për të dhënë mundësinë që këto pika agroturizmi të mos jenë vetëm një restorant i bukur por të jenë një pol ekonomik për të gjithë zonën.

Ministri Klosi u bëri thirrje dhe ftoi të rinjtë që në dt 1-2 mars, që janë ditët e pemëve gjithësecili të mbjellë një pemë, të krijojë oksigjenin e tij për një vend shumë më të fuqishme nga pikëpamja turistike natyrore.

Sicred