KRYEFAQJA » LAJME » 100 fshatra nisin rrugën e agroturizmit
100 fshatra nisn rrugën e agroturizmit

100 fshatra nisin rrugën e agroturizmit

Agroturizmi do të ketë vemendjen e posaçme të qeverisë. Ai nis me zbatimin e fazës së parë të nismës “100 fshatra”, që synon zhvillimin e fshatit shqiptar dhe bujqësisë. Kryeministri Edi Rama, u shpreh të premten se projekti i Rilindjes Urbane do të përmirësojë infrastrukturën në fshatra, me qëllim krijimin e sipëmarrmarrjeve në agroturizem.
Kreu i qeverisë i qeverisë siguroi se nisma për ndërtimin e sipërmarrjeve të agroturizmit në fshatra, do të mbështetet me lehëtsira fiskale për investitorët.
Për ministrin e bujqësisë, Niko Peleshi, 100 fshatrat e parë të agrobiznesit,do të pasohen nga një fazë e tyre, të cilëve do t’iu bashkohen edhe fshatrat e tjerë në vend.
Ministri i Turizmit Blend Klosi, shprehu shpresën se pas 4 viteve nga zbatimi i kësaj nisme për 100 fshatrat e parë të agroturizmit, të ardhurat nga turizmi agrokulturor të jenë rritur me 20 përqind.
100 fshatra në vend, të njohur për zhvillimin dhe promovimin e agroturizmit, do të përfitojnë mbështetje financiare nga fonde shtetërore të AZHBR, grande nga projekte të BE.

Sicred