KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 100 ditët e Trumpit

100 ditët e Trumpit

“Tani pason plani im 100 ditor per ta bërë amerikën përsëri të madhe.” Presidenti Tramp, sapo u zgjodh e vendosi lart stekën për 100 ditëshin e tij të parë në detyrë, duke shpalosur një listë me 28 përparësi para aemrikanëve. “Do të rinegocioj totalisht marrëveshjen NAFTA, do të tërheq e zëvendësoj reformën shëndetësore të Obamës, do të ndërrojmë gjithë thelbin. Por javën e shkuar, presidenti e quajti qesharak standardin e 100 ditëve të para duke thënë se, sado shumë të ketë bërë, media do ta zhvlerësojë. Kontrata 100 ditore nuk ishte e imja, dikush tjetër e hodhi konceptin e planit 100 ditor”, tha ai, pavarësisht se në atë kontratë shfaqet nënshkrimi i tij. I pyetur nëse 100 ditëshi i parë është fazë qesharake apo e rëndësishme, sekretari i shtypit i shtëpisë së bardhë Sin Spajser tha: “Ne kontekstin e gjithë administratës, jam krenar për shumë punën që janë kryer dhe me të cilat po merremi. Presidenti ka përmbushur ose po merret me gjysmën e premtimeve që përmban kontrata me votuesit, përfshi tërheqjen nga partneriteti ndërpaqësor dhe emërimi i gjykatësit të lartë Neil Gorsaç. Dhe arrita ti bëj brenda 100 diteve et para, kjo është gjë e mirë.” Por presidenti nuk ka dërguar ende në kongres asnjë nga 10 ligjet themelore që do të përmbajë ajo kontratë. Premtimi për të shfuqizuar dhe zëvendësuar reformën shëndetësore të Obamës skadoi më Mars. Shtëpia e bardhë, tani shpreson të shohë kongresin ta votojë këtë javë ligjin e rishikuar që zëvendeson reformën obama për kujdesisn shëndetësor, por agjenda vazhdon e shtyhet. “Kur e sheh tërësinë e atyre që kemi realizuar, mund të gjesh aty këtu mangësi të vogla por e tëra është pozitive.”, thotë sekretari i shtypit Spajser. “Po i quani të vogla gjerat si reforma në shëndetësi?” Ato nuk janë të vogla, por tërësia e asaj që është përmbushur është jashtëzakonisht domethënëse.”

Sicred