KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » 10 Vjetori i “Zojës së Dritës”

10 Vjetori i “Zojës së Dritës”

Me besimin për të gjetur paqen dhe shpresën, besimtarë të Lezhës, Kurbinit e Mirditës, duke sfiduar lodhjen, të nxehtët dhe vështirësitë, kanë udhëtuar me këmbë për 4-5 orë, për të arritur në majën e malit të Velës, 1200m mbi nivelin e detit, aty ku prej 10- vitesh është vendosur shtatorja e Zojës së Dritës. Bashkë me ta kanë udhëtuar dhe autoritete kishtare të dioqezës së Lezhës, Sapës dhe Rrëshenit, ndërsa mesha e shenjtë u celebrua nga arqipeshkvi i Shkodër-Pult monsinjor Anxhelo Masafra.
Shtatorja e Zojes së Dritës u vendos në këtë majë mali, 10 vjet më pare nga prifti i Zadrimës Don Antonio Sharra, me mbishkrimin “Populli yt o Zoja e Dritës kërkon paqe dhe shpresë: Na ndriço për një rindërtim moral të ri, në ndërgjegjen e të gjithëve”.

Sicred