KRYEFAQJA » LAJME » 10 vjetori i pavarësisë së Kosoves, festohet edhe në Zvicër

10 vjetori i pavarësisë së Kosoves, festohet edhe në Zvicër

Në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosoves, mediat në Zvicër, i janë rikthyer kësaj ngjarjeje, duke shkëputur përjetimet e një prej përfaqësueseve të njohura të komunitetit shqiptar atje, zonja Albana Arasniqi Malaj.

Pyetjes së gazetarit sesi e kujtonte 17 shkurtin e 2008, drejtoresha e universitetit popullor shqiptar të Gjeneves, iu përgjigj: “Në fakt, unë po dëgjoja pak më parë këtu zërin e Hashim Thaçit, por nga kjo kam vetëm një kujtim të vagullt, më kujtohej vetëm më pas që e kisha dëgjuar, por për mua, ato çaste ishin vetëm thirrjet e gëzimit dhe lumturisë, valëvitjet e flamujve nëpër rrugët e Gjenevës. Më kujtohet ai emocion i madh që vinte nga mirëkuptimi i madh nga ana e zviceranëve, pastaj pati edhe një numër shumë të madh zvicerianësh që iu bashkuan popullsisë kosovare të asaj kohe, dhe ky mendoj se është një çast i fortë sepse kjo tregon gjithashtu se jetojmë së bashku, se jetojmë aty, ndihemi të kuptuar, të pranuar si të tillë dhe me gjasë ka qenë gjithashtu një moment i fortë edhe për zviceranet për të kuptuar se kishte shumë kosovarë që deri atëherë i merrnin për jugosllavë, dhe pra të kuptonin se kishte shumë shqiptarë që jetonin ne Zvicër dhe që kishin pasur shpresa se një ditë do të bëheshin të pavarur”.

Drejtoresha e Universitetit Popullor të Shqiptarëve në Zvicër, Albana Krasniqi, thotë se shqiptarët gjithnjë e më shumë, po tregojnë qytetari dhe angazhim në jetën sociale e politike të Zviceres. Ajo thotë se ka gjithmonë e më shumë shqiptarë në këshillat komunalë nga të gjithë krahët politikë.

Sicred