KRYEFAQJA » LAJME » 10 vjet ALO 116, shërbimi falas në ndihmë të fëmijëve dhe të rinjve

10 vjet ALO 116, shërbimi falas në ndihmë të fëmijëve dhe të rinjve

Në 10 vitet e funksionimit të saj, Linja e Këshillimit për Fëmijë ALO 116 ka marrë rreth 700 mijë telefonata nga fëmijë që kërkojnë ndihmë. Dhuna dhe keqtrajtimi i fëmijëve, shfrytëzimi për asrye përfitimi dhe bullizmi, zënë peshën kryesore të rasteve të ardhura, të trajtuara dhe të referuara nga stafi dhe menaxherët e ALO 116 111.

ALO 116 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë është një shërbim pa pagesë për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në të gjithë Shqipërinë, 24 orë çdo ditë të javës. ALO 116 u lançua zyrtarisht në 1 Qershor 2009. ALO 116 pret mesatarisht rreth 100 telefonata në ditë. Grupmosha e fëmijëve që kërkojnë ndihmë pranë ALO 116 është nga 6-18 vjeç, por moshat që mbizotërojnë janë 10-12 dhe 13-15 vjeç.

ALO numëron sot mbi 16 mijë çështje të ndjekura e të zgjidhura përgjatë 10 viteve të funksionimit të saj.

ALO 116 Shqipëri është anëtare aktive e rrjeteve kombëtare, Europian dhe botërore në ndihmë të fëmijeve.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com