KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » 10 vite, debate, borxhe e protesta për Armon

10 vite, debate, borxhe e protesta për Armon

Largimi i kompanisë amerikane nga rafineria e Ballshit ITRC solli edhe një herë në vëmendje problematikat e çështjes Armo. Debatet e filluara që nga privatizimi i parë në 2008 tashmë u rikthyen me diskutime se sa janë realisht borxhet e akumuluara dhe kush janë përgjegjësit. Sipas ish-zv ministrit të ekonomisë dhe energjitikes Eno Bozdo kompania është privatizuar me një shifër rekord si dhe ka paguar në shtet në formën e detyrimeve tatimore dhe doganore rreth 100 milion euro deri në 2013. Ndërsa më pas, sipas tij, Armo është keqmenaxhuar. “Nga viti 2014 e tutje nuk është derdhur asnjë detyrim më. Ka një qëndrim thellësisht të pakuptueshëm inaktiv gati hije të korrupsionit të shtetit shqiptar do të thoja unë i cili nuk ka operuar për të marrë, për të ndërhyrë dhe për të vepruar për ktë pjesë që i takon”. Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi keqmenaxhimi i Armos është bërë nga të gjitha qeveritë. “Nuk ka asnjë lloj dallimi midis qeverisjes së shkuar dhe kësaj qeverie përsa i takon keqmenaxhimit më e pakta që mund të thuhet dhe ka një pikëpyetje shumë të madhe për shkallën e përfshirjes së zyrtarëve të lartë. Përveç faktit që nuk ka bilanc të bën përshtypje tolerimi që i është bërë për përmbushjen e detyrimeve ndaj palëve të treta”. Në gjendjen aktuale të këtyre rafinerive dhe në kuadrin e borxheve të akumuluara rishtetëzimi a mund të ishte një zgjidhje? Të intervistuarit për radio televizionin shqiptar kanë mendime të ndryshme. “Është koncept thellësisht i vjetëruar. Ne nuk mund të konsiderojmë kthimin mbrapa disa dekada tashmë per të mos thënë pastaj për koston që duhet të paguaje shteti shqiptar nëse vërtetë dikush do ndërmerrte një hap të tillë është thellësisht i pakuptimtë” tha Bozdo. “Në rastin e një shtetëzimi, unë jam në favor të një shtetëzimi të bëhet një zbërthim i detajuar i përgjegjësive, palëve, faktorëve dhe aktorëve dhe të synohet të zbardhen transaksionet. Të detyrohen palët e përfshira ti kthejnë shtetit shumat e vjedhura dhe kjo do të çonte në duart e shtetit nji rikthim pa kosto të drejtpërdrejtë për shtetin” theksoi më tej Zef Preçi. ARMO, e krijuar në vitin 1999 si kompani shtetërore që nga privatizimi i parë është shoqëruar me dyshime nga të gjitha palët politke në varësi se kush ishte në opozitë por sërish nga viti në vit borxhet janë rritur, investitorët janë tërhequr dhe punonjësit vijojnë të jenë pa rrogë e të protestojnë.

Sicred