KRYEFAQJA » LAJME » 10 vite binjakëzimi mes Tiranës dhe Pekinit

10 vite binjakëzimi mes Tiranës dhe Pekinit

Tirana është përzgjedhur si qyteti mikpritës i Forumit të Bashkëpunimi 16+1 në nivelin e kryetarëve të bashkive për vitin 2019, nismë e krijuar nga Kina, që synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor me 11 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe 5 vende të Ballkanit. Në 10-vjetorin e binjakëzimit mes Tiranes dhe Pekinit kryebashkiaku Erion Veliaj priti nje delegacion, të kryesuar nga Nënkryetarja e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Bashkisë Pekin, Yan Aoshuang, te ciles i dorëzoi edhe “Çelësin e Qytetit”.
Ndërsa në parkun e liqenit u përurua një hapsirë e re që përcjell traditën kineze, e njohur si bisedkat kineze, si dhe u mbollën disa bredha. “Kemi sjellë nga Pekini 24 bredha. E quajmë gjithashtu si ‘bima me gjelbërim të përhershëm’ dhe me këtë simbolizon edhe një marrëdhënie mes njerëzve, që duhet të ruajnë gjithmonë pranverën dhe energjinë. Duke sjellë këtë pemë në Tiranë duam të shprehim në mënyrë simbolike se miqësia mes Pekinit dhe Tiranës do të jetë gjithmonë e gjallë dhe plot vitalitet” tha zonja Yan Aoshuang.

Sicred