KRYEFAQJA » LAJME » Fiket sinjali analog tokësor në Tiranë e Durrës

Fiket sinjali analog tokësor në Tiranë e Durrës

E hëna 10 shtatorit shënoi fundin e transmetimeve analoge në alotmentin e Tiranës dhe Durrësit. Autoriteti i Mediave Audiovizive lajmëroi se në këto dy qarqe, ku banojnë rreth 1/3 e popullatës së Shqipërisë, ndjekësit e programeve televizive do t’i arrijnë ato vetëm në mënyrë digjitale. Fikja e transmetimeve analoge nga televizionet kombëtare apo ato lokale e rajonale është shoqëruar dhe me mbylljen e transmetimeve digjitale të palicencuara, si dhe është zgjidhur çështja e renditjes së kanaleve, sipas përcaktimeve ligjore që ka bërë AMA. Mbyllja e sinjalit analog te te gjithe operatoreve qe veprojne ne qarkun e Tiranes dhe te Durresit shenon nje hap te rendesishem ne kalimin perfundimtar ne transmetimin dixhital. Të gjithë teleshikuesit që duan të ndjekin transmetimet televizive, mund ta bëjnë atë vetëm përmes teknologjisë digjitale. Ata duhet të jenë të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi. Po si bëhet kërkimi për të marrë këto kanale?
Mënyra e vënies ne punë dhe kerkimit të kanaleve është një proces shumë i thjeshtë që zgjat vetëm pak minuta dhe nuk kërkon paisje të tjera shtesë, përveç dekoderit DVBT 2. Në fillim duhet të kryhet instalimi i një antene të thjeshtë e cila duhet të jetë e drejtuar nga antenat e RTSH, dhe vendosja e saj në folenë e dekoderit i cili do të lidhet pas televizorit me fishat HDMI. Në ekran do të shfalet më pas menuja shqip e paketës digjitale RTSH ku nevojitet vetëm një kërkim i thjeshtë automatik ose manual sipas dëshirës. Pas disa minutash paketa me 24 kanale e RTSH do të vijë në ekranet tuaja me një cilësi të lartë figure dhe zëri. Kështu do të bëhet edhe kërkimi me televizorët të cilët e kanë të trupëzuar dekoderin mbrenda aparatit. Në përfundim të kerkimit automatik në ekran do të shfaqen 12 kanalet e RTSH-s përkatësisht:
RTSH 1 HD;
RTSH 2 HD;
RTSH 3 HD
RTSH Sport HD;
RTSH Film;
RTSH Muzikë;
RTSH Fëmijë;
RTSH Shqip;
RTSH 24;
RTSH PLUS;
RTSH Kuvend;

si dhe 12 kanale të operatorëve lokalë që mbështeten në rrjetin DVB-T2  te RTSH-së si:
Neës 24 TV;
Report TV;
Neser Tv;
FAX NEëS;
TV Adriamed;
TV Elrodi;
TV Kukësi;
TV UTV Education;
TV Scan;
IN TV;
TV Korca;
RTV Gjirokastra
Për të ndihmuar teleshikuesit qe mund te hasin probleme apo kane nevoje per ndihme per ndjekjen e kanaleve nepermjet rrjetit dixhital, RTSH ka vendosur në dispozicion të publikut në shërbim Help-desk me operator 24 ore. Per çdo problem që do të kenë shikuesit për sinjalin e RTSH-së mund të telefonojnë në numrin 04 222 84 44.
Po keshtu për çdo problem apo vështiresi që mund të hasin teleshikuesit per gjetjen e sinjalit te RTSH-së mund te shkruajne ne faqen web:www.rtsh.al; facebook: RTSH Radio Televizioni Shqiptar.
Gjithashtu në allotmentin Tiranë Durrës do te jetë i pranishem edhe një grup teknikesh që do të japin ndihmën e tyre në terren. Për çdo problem ose paqartësi mund të kontaktoni në numrat e telefonit;
067 40 70 308
067 20 35 210