KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » 1-Qershori – Dita ndërkombëtare e fëmijëve

1-Qershori – Dita ndërkombëtare e fëmijëve

Muzikë, zëra të gëzuar fëmijësh, dhe festë. Kështu u zgjua Tirana në ditën ndërkombëtare të fëmijëve. Në pedonale që herët u shpalos panairi i prodhimeve shqiptare, ndërsa një koncert i organizuar nga fëmijët për fëmijët pati shumë spektatorë, jo vetëm të vegjël. “Jemi shumë të lumtur që sot është festa jonë” u shprehen fëmijët.  Në parkun Rinia, te rinj të shkollave të mesme ishin organizuar në një aktivitet sensibilizues kundër trafikimit të fëmijëve. Edhe qendra rinore e Tiranës u vu në dispozicion të fëmijëve. Fëmijë të talentuar në pikturë, me punimet e tyre u bënë pjesë e ekspozites së organizuar nga Tirana Art nën titullin “Kolori i të drejtave tona”. “Marr pjesë me disa piktura shumë të veçanta siç janë figurinat dhe fushat me livando. Dua të përshëndes të gjithë fëmijët gëzuar 1-qershorin dhe shumë suksese në pikturë. Fëmijët ktë vit vijnë ndryshe me një lloj protestimi për të drejtat e tyre duke treguar nëpërmjet hapësirës së tyre se si ata interpretojnë lirinë e tyre, të drejtat e tyre”.

Sicred