KRYEFAQJA » LAJME » 1 Maji në Tiranë, njerëzit të lodhur nga protestat pa sukses për vende pune
1 Maji në Tiranë; Këtë vit njerëzit të lodhur nga protestat pa sukses për vende pune

1 Maji në Tiranë, njerëzit të lodhur nga protestat pa sukses për vende pune

As këtë 1 Maj , Tirana nuk vloi nga protesta për punë e kushte të denja pune , por kjo nuk ishte tregues se gjërat po shkojnë vaj. Në fakt , të lodhur nga kërkimi pa suskes e aplikimet pa përgjigje , zanatçinjtë e papunë u mblodhën edhe sot , që prej mëngjesit të hershëm në vendin e tyre të përditshëm, në pritje të ndonjë mundësie për të nxjerrë lekët e ditës. Që pozitat e punëtorëve në Shqipëri nuk kanë ndjerë përmirësime të ndjeshme prej vitesh dëshmohet edhe nga kërkesat që mbeten po ato ndërsa 1 Maj-et u lënë vendin njëri – tjetrit. Këtë 1 Maj protestës simbolike të sindikatës mori guximin e iu bashkua edhe sindikata e mësuesve duke deklaruar me zë , kërkesat e artikuluara aty këtu nën zë. Një Maji i këtij viti , pati veç një ndryshim nga të mëparshmit. Më në fund u festua më pak.

Sicred