KRYEFAQJA » LAJME » 1 Maji në Kosovë, reagimi i Presidentit Thaçi
1 Maji në Kosovë, reagimi i Presidentit Thaçi

1 Maji në Kosovë, reagimi i Presidentit Thaçi

Sindikatat e pavarura të Kosovës protestuan këtë 1 Maj duke kërkuar rritjen e pagës minimale, sigurisë në punë si dhe respektimin e kontratave kolektive. Sipas kreut të Bashkimit të Sindikatave, Avni Ajdinit, paga minimale duhet të bëhet 250 euro. Për rritjen e pagës minimale ka reaguar edhe lëvizja vetëvendosja përmes një aktiviteti të zhvilluar në sheshin Skenderbej. Përmes një baneri, kjo kjo parti, paraqiti pabarazitë në rroga, ku rroga e një drejtori të trustit pensional shkon në 5 mijë e 213 euro ndërsa pagat minimale për punonjësit nën moshën 345 vjeç dhe atyre mbi 35 vjeç janë respektivisht 130 dhe 170 euro. Më shumë të drejta për punëtorët e sektorit publik dhe atij privat ka kërkuar edhe presidenti Hashim Thaçi, por sipas tij çdo punëtor sot në Kosovë vlerësohet më shumë se në të shkuarën, duke thekuar se pagat tani janë pothuaj të njëjta me ato të vendeve të rajonit.  “Çdo punëtor në Kosovë, sot vlerësohet më shumë se në të kaluarën. I kemi rritur disa herë pagat dhe tani ato janë pothuajse në nivel të barabartë me vendet e rajonit. Kemi hartuar ligje moderne që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, por kërkohet një zbatim dhe monitorim më i mirë i tyre.”, shkruan Presidenti Thaçi në faqen e tij në rrjetin social në Facebook.

Sicred