KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 1 Maji, Dita e Punëtorëve dhe protestat në botë
1 Maji, Dita e Punëtorëve dhe protestat në botë

1 Maji, Dita e Punëtorëve dhe protestat në botë

Punëtorët në të gjithë botën kanë dalë sot në protesta, ku kërkuan më shumë të drejta dhe paga më të larta. Në Tajvan, protestuesit u ankuan se situata e tyre ishte më e keqe se shumë vende të tjera të botës, ndërsa paga minimale nuk kishte njohur rritje prej vitesh. Edhe në Korenë e Jugut, punëtorët kërkuan rritjen e pagës minimale, ndërsa i bënë thirrje qeverisë të ofrojë punë të qëndrueshme për punonjësit e përkohshëm. Protesta u mbajtën edhe në Gaza, ku iu kërkua qeverisë që të përmirësonte kushtet e jetesës dhe të krijonte vende të reja pune. Në stamboll, policia ndaloi më shumë se 12 protestues të cilët u përpoqën të marshonin në sheshin kryesor të qytetit, pavarësisht se kjo ishte e ndaluar. Protesta u mbajtën edhe në të gjithë Francën, Poloni, ukrainë, Pragë, Republikën Çeke etj.

Sicred