KRYEFAQJA » LAJME » 1 Maj, Rama vlerëson punësimin gjatë qeverisjes socialiste
1 Maj, Rama vlerëson punësimin gjatë qeverisjes socialiste

1 Maj, Rama vlerëson punësimin gjatë qeverisjes socialiste

Më 1 maj “Ditën e Soliaritetit Ndërkombëtar të Punonjësve” kryeministri socialist Edi Rama ka shfrytëzuar rastin të paraqesi një bilanc të punësimit të qeverisë së tij. Në një status në rrjetin social Fejsbuk zoti Rama shkruan se “Në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 punëkërkues vetëm nga zyrat e punës, ndërkohë që aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion”. “Por shumë më shumë mbetet ende për tu bërë për punësimin. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam!” shkruan zoti Rama.
Katër vite më parë në fushatën elektorale të së majtës së bashkuar, zoti Rama këmbëngulte se në Shqipëri kishte 1 milionë të papunë. Ai premtoi se qeveria e tij do të hapte 300 mijë vende të reja pune. Por pas katër vjetëve në qeverisje kundërshtarët e tij të djathtë po këmbëngulin se ky është një premtim i pambajtur.

Sicred