KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » 1 Janar, Kosova me dogana në Portin e Durrësit dhe atë të Porto Romanos

1 Janar, Kosova me dogana në Portin e Durrësit dhe atë të Porto Romanos

Nga 1 janari, Kosova do të ketë pikat e saj doganore në Portin e Durrësit dhe atë të Porto Romanos. Bizneset kosovare do të kenë mundësi që mallrat e importuar përmes Shqipërisë t’i zhdoganojnë në këto dy porte, ku do të kryhet edhe kontrolli fizik i tyre. Autoritetet e Kosovës do të sjellin në Shqipëri punonjësit e doganave, të cilët nga fillimi i vitit të ardhshëm do të kenë një zyrë të dedikuar, e cila bën të mundur zbatimin e procedurave të tranzitit, spjegon Saimir Sinani drejtor i procedurave në DPD
Gjithnjë sipas tij deri në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm Shqipëria dhe Kosova do të kenë gati edhe pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë – Vërmicë, me parimin “Një ndalim, një kontroll”.
Aktualisht, qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë po punojnë për standartizimin e procedurës së deklarimit të thjeshtuar lidhur me mallrat që importohen apo eksportohen në volume të konsiderueshme me më shumë se një dërgesë, si për mallrat e natyrës tregëtare që nuk e kalojnë një vlerë të caktuar, për shembull nën 100 euro, për ti ardhur në ndihmë kryesisht biznesit të vogël.

Sicred