KRYEFAQJA » GJYSHET MILIONERE

GJYSHET MILIONERE

Rreth emisionit

Për dhjetë javë me rradhë, në ekranin e RTSH1 transmetohet spektakli më i ri i kulinarisë dhe humorit. Një format krejtësisht origjinal, i panjohur më parë për ekranet shqiptare po mbërthen para ekranit të mëdhenj e të vegjël, por sidomos amvisat shqiptare që janë të apasionuara pas kuzhinës.

9 gjyshe, 9 amvisa nga qytete të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës, do të bëhen bashkë, për të treguar më të mirën e tyre javë pas jave në aftësitë e tyre në gatim. Ato nuk janë profesioniste, por mjafton të jenë gjyshe, mjafton të dinë të gatuajnë mirë dhe mjafton të duan të bëhen të pasura.

Të gjitha gjyshet e përzgjedhura për këtë format do të gatuajnë prova të njëpasnjëshme gatimi. Çdo javë ato gatuajnë në bazë të temave të provave që do u jepen nga profesionistët dhe për pjatat më të mira do të ketë çmime në vlerë monetare. Tri gjyshet që kanë fituar më shumë para gjatë javëve do të kalojnë në fazën finale, në episodin e fundit, ku do të shpallet dhe gjyshja milionere, fituesja e këtij edicioni. Për të gjykuar, provuar dhe bërë vlerësimin final të gatimeve tradicionale që gjyshet do sjellin javë pas javë në show, është një panel i veçantë profesionistësh e vipash të dhënë pas kuzhinës. Ata japin mendimin e tyre, duke e bërë publikun të kuptojë nga ekrani impaktin e pjatave të gjysheve kuzhiniere.

Qëllimi i këtij spektakli gatimi nuk është vetëm argëtimi, por dhe evidentimi i vlerave të kuzhinës shqiptare, pasi çdo javë gjyshet tona sjellin eksperienca nga më të mrekullueshmet të kuzhinës shqiptare, traditës së zonës që ato përfaqësojnë dhe mbi të gjitha pasurisë së jashtëzakonshme të produkteve tona.

 

 

Emisionet Video

 

 

 

Sicred