KRYEFAQJA » LAJME » Sport (Faqe 39)

Sport

Festuan për golin, FIFA hap hetime ndaj Xhakës dhe Shaqiri

Komiteti Disiplinor pranë FIFA-s ka vendosur të gjobisi me 10 mijë franga gjobë futbollistët e Zvicrës Xhaka dhe Shaqiri, të cilët festuan me shenjën e shqiponjës shënimin e golave ndaj Serbisë në takimin elemionator për "Rusi 2018". FIFA vlerëson se festimi me shqiponjë ishte spontan dhe nuk duhet të ishte një provokim i planifikuar për tifozët serbë. Sipas komisionit ky festim nuk kishte asnjë mesazh politik. Më i rëndë duket se është dënuar Shoqata e Futbollit Serb, e cila u gjobit nga FIFA 50,000 franga për sjelljen e keqe të tifozëve. Edhe trajneri serb Mladen Krstajiç dhe shefi i Federatës Slavisa Kokeza, janë dënuar me 5000 franga gjobë.

FIFA njoftoi mbrëmjen e së shtunës se Komisioni i saj Disiplinor ka hapur një procedurë disiplinore ndaj lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre të golave kundër Serbisë. Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur edhe procedura disiplinore ndaj Federatës së Serbisë, për shfaqje …

Më shumë

Bogota, kapet kokainë në kostumet e futbollit

Bogota, kapet kokainë në kostumet e futbollit

Katërmbëdhjetë kuti me kostume të ekipit të Kolombisë të cilët ishin mbushur me kokainë janë kapur nga autoritetet në aeroportin Bogota, nga ku ato do të niseshin për në Holandë. “Duke shfrytëzuar pasionin e tifozëve për kombëtaren si dhe emocionet e Kupës së Botës, trafikantët përdorën kostumet sportive për të …

Më shumë