KRYEFAQJA » LAJME » Rajoni (Faqe 198)

Rajoni

Bosnje, përkujtohet Srebrenica

Bosnje, përkujtohet Srebrenica

Në Qendrën Memoriale Potoçari në Bosnje, u varrosen sot 127 viktima të tjera të identifikuara të gjenocidit të Srebrenicës. Mes tyre 12 ishin të mitur. Megjithese në ceremoni morën pjesë me mijëra familje, vetëm një pjesë e vogël e tyre arriti të varroste të dashurit e identifikuar, të vrarë gjatë …

Më shumë

Shqipëria dhe Maqedonia njohin reciprokisht kontributet për pensionet

Shqipëria dhe Maqedonia njohin reciprokisht kontributet për pensionet

Shqipëria dhe Maqedonia kanë vendosur të njohin reciprokisht kontributet për pensionet që shtetasit e tyre paguajnë në vendet ku punojnë. Marrëveshja e përbashkët u nënshkrua në Tiranës mes ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe homologut të tij maqedonas, ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Dime Spasov. Zoti …

Më shumë

NATO: Maqedonia në Aleancë kur të zgjidhi çështjen e emrit me Greqinë

NATO, sot pritet ftesa për Maqedoninë

Samiti i Varshavës në komunikatën përfundimtare të vendeve anëtare të NATO-s, përsëriti ftesën që Maqedonia të bëhet anëtare e aleancës sapo të gjendet zgjidhja me Greqinë për mosmarrëveshjet për emrin. NATO-ja bën thirrje gjithashtu edhe për reforma në fushën e gjyqësorit dhe të medias si edhe respektimin e Marrëveshjes së Përzhinos. …

Më shumë

Njuland viziton Prishtinën

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Viktoria Njuland, ka qëndruar për disa orë në Prishtinë, etapa e parë e një turi në disa vende të Ballkanit. Zonja Njuland është pritur nga zyrtarët më të lartë president i vendit. Në fokusin e takimeve kanë qenë zhvillimet e fundit në Kosovë, veçanërisht ato lidhur me proçeset integruese të saj. Njuland pritet nga presidenti Thaçi Në takimin me presidentin Hashim Thaçi, ky i fundit ka deklaruar se “Demarkacioni me Malin e Zi duhet të miratohet nga parlamenti sa më parë. Pa të drejtë është kthyer në një çështje politike që po dënon qytetarët e Kosovës duke u vonuar liberalizimin e vizave, por duke e vonuar edhe konsolidimin e shtetit”. Në lidhje me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë zoti Thaçi tha se “Të dyja palët duhet të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani. Është koha për një kualitet të ri në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që do të sjell pajtim dhe marrëdhënie fqinjësie më të mira dhe më bashkëpunuese” tha presidenti i Kosovës. Lidhur me zhvillimet në fushën e sigurisë, zoti Thaçi tha se Kosova mbetet e përkushtuar në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit, ndërsa garantoi se për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës “Do të shterojmë të gjitha mundësitë për dialog me të gjitha komunitetet, përfshirë edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës". "Por, Kosova nuk mund të pranojë që Beogradi të ketë "veto" në procesin e formimit të armatës së Kosovës” tha presidenti Thaçi. Nënsekretarja e Shtetit të SHBA-së, Viktoria Njuland, ndërsa i ka shprehur presidentit Thaçi përshëndetjet e presidentit Obama dhe të administratës amerikane, u ndal veçanërisht në luftën kundër korrupsionit. Duke kujtuar se SHBA-të në vjeshtë do të jenë të përqendruara në zgjedhjet presidenciale, zonja Njuland, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që vetë të ndërmarrin hapat e nevojshëm për konsolidimin e shteteve të tyre, por edhe të marrëdhënieve të tyre. “Është mirë që Kosova të bëjë hapat e nevojshëm para vjeshtës dhe kështu të ruajë momentumin e zhvillimeve pozitive” tha Nënsekretarja e Shtetit të SHBA-së, Viktoria Njuland. Njuland pritet nga kreu i kuvendit Veseli Në takimin e me kreun e parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, zonja Njuland deklaroi se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë, dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, janë thelbësore për përparimin e Kosovës. Ajo premtoi se qeveria amerikane do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara. Njuland pritet nga kryeministri Mustafa Në takimin midis kryeministrit Mustafa dhe ndihmës sekretares amerikane të Shtetit Viktoria Njuland, çështja e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, u vlerësua si një proces shumë i rëndësishëm për hapjen e perspektives eurointegruese të Kosovës. Zonja Njuland vlerësoi reformat e ndërmarra në zhvillimin ekonomik, në luftën kundër terrorizmit dhe inkurajoi që të vazhdohet më tej në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e plotë për fuqizimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës. Ai po ashtu, theksoi interesimin që të punohet në riformatimin e Qeverisë, i cili do të përfshijë zvogëlimin e kabinetit, përfshirjen e njerëzve të rinj si dhe rritjen e efikasitetit dhe përshpejtimin e proceseve reformuese. (Sipas ATSH)

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Viktoria Njuland, ka qëndruar për disa orë në Prishtinë, etapa e parë e një turi në disa vende të Ballkanit. Zonja Njuland është pritur nga zyrtarët më të lartë . Në fokusin e takimeve kanë qenë zhvillimet e fundit në Kosovë, veçanërisht ato lidhur me …

Më shumë

Organet paralele serbe mes funksionimit ilegal, integrimit dhe amnistisë

Në veri të Kosovës vazhdon funksionimi i strukturave paralele serbe, të ngritura dhe mbështetura nga Beogradi zyrtar, që nga periudha e pasluftës. Përkundër marrëveshjes politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel për shuarjen e tyre, ekzistenca e këtyre strukturave konfirmohet nga përfaqësues të qeverisë së Kosovës. Aktualisht këto struktura organizohen …

Më shumë

Thaçi: Moment historik për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se miratimi i propozimit për liberalizmin e vizave nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, është moment historik për Kosovën. Thaçi përmes një postimi në Facebook ka falendëruar eurodeputetët për angazhimin aktiv dhe vlerësimin real të të arritjeve tona. Postimi i …

Më shumë

Lunaçek, thirrje politikanëve të Kosovës të përmbushin dy kriteret e fundit

Brukseli ngurron të shprehet për urdhër-arrestet e vjetra të Beogradit

Komiteti për çështjet e jashtme në Parlamentin Europian e pozicionoi sot veten në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët Kosovarë. Pas votimit, zëvëdëspresidentja e parlamentit europian Ulrike Lunaçek, e cila është gjithashtu raportere e marrëdhënieve të BE-së me Kosovën, u shpreh se “Topi është tashmë në fushën e parlamentit …

Më shumë