KRYEFAQJA » LAJME (Faqe 1874)

LAJME

Nis takimi Rama – Basha

Kushtet e PS dhe PD për dialog

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ka nisur takimi i shumëpritur mes kreut të maxhorancës Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Zoti Rama ka mbërritur i shoqëruar nga kreu i komisionit të Reformës në Drejtësi deputeti socialist Fatmir Xhafa dhe sekretari i përgjithshëm i LSI Petrit Vasili. Prania …

Më shumë

Shqipëria dhe Kina drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik

Shqipëria dhe Kina drejt thellimi të bashkëpunimit ekonomik

Shqipëria dhe Kina po vazhdojnë të ecin me vendosmëri drejt thellimi të bashkëpunimit ekonomik. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka pritur të hënën në takim një delegacion kinez të kryesuar nga Këshilltari i Shtetit i Republikës Popullore të Kinës Yang Jing, i cili po viziton Shqipërinë. Të dy bashkëbiseduesit shprehën e edhe …

Më shumë

Kosovë, AAK dhe Nisma kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë përsëritur kërkesën e tyre që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Liderët e këtyre dy subjekteve politike, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj gjatë një konference të përbashkët, thanë se institucionet aktuale të Kosovës e kanë …

Më shumë

“Euro 2016”, “Blick” edhe në shqip

"Blick" edhe në shqip

E përditshmja zvicerane “Blick” ka bërë të ditur se deri në ditën e ndeshjes Shqipëri-Zvicër, do të ofrojë informacione për kombëtaren shqiptare edhe në gjuhën shqipe. “Të nderuar motra dhe vëllezër nga Zvicra, gjatë tanë javës së ardhshme gazeta “Blick” ju informon në gjuhën shqipe. Ngjarjet më aktuale të Kombëtares …

Më shumë

Presidenti Nishani pret ministrin e jashtëm grek Kotzias

Stacioni i dytë i vizitës së ministrit të jashtë Grek Kotzias në Tiranë, ka qenë takimi me presidentin Bujar Nishani. Sipas njoftimit të presidencës shqiptare, zoti Nishani përshëndeti këtë vizitë të dytë të Ministrit Kotzias në Shqipëri brenda një viti, duke e vlerësuar si një dëshmi inkurajuese të marrëdhënieve shumëdimensionale e dinamike të fqinjësisë së mirë. Kreu i Shtetit e konsideroi këtë takim si vazhdim i shprehjes së marrëdhënieve të natyrshme mes dy vendeve, të cilat i bashkojnë interesa me karakter strategjik. Zoti Nishani gjeti edhe njëherë rastin për të shprehur falënderimet dhe mirënjohjen për popullin dhe shtetin grek për mikpritjen e ndihmën që iu dhanë qindra mijëra emigrantëve nga Shqipëria që nga fillimi i viteve ‘90 e në vijim. Ai tha se falë traditës historike të bashkëpunimit të dy vendet duhet që me vullnet dhe angazhim të përbashkët t’i forcojnë më tej raportet e besimit, si dhe t’i adresojnë të gjitha çështjet dypalëshe pa paragjykime, në funksion të realiteteve dhe nxitjes së mëtejshme të marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha aspektet. Gjithnjë sipas njoftimit të presidencës shqiptare zoti Nishani dhe zoti Kotzias biseduan lidhur me çështjet e agjendës dypalëshe, përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, abrogimin e ligjit të luftës, çështjen e pronave të shtetasve shqiptarë në Greqi, çështjet e komunitetit çam, bashkëpunimin rajonal, etj. Presidenti Nishani theksoi gjithashtu se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë një impakt të madh edhe në kuadrin e zhvillimeve rajonale, pasi si dy prej fqinjëve më të vjetër në rajon, kanë një rol për të luajtur dhe kontribut për të dhënë në dobi të paqes dhe sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore. Në këtë këndvështrim, ai u shpreh se është shumë e nevojshme njohja dhe mbështetja e Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe theksoi se beson se zëri i Greqisë për stabilitetin dhe paqen në rajon mbetet një zë shumë i rëndësishëm. Gjatë takimit u bisedua edhe për situatën e refugjatëve të ardhur në Greqi nga zonat në konflikt të Lindjes së Mesme, duke evidentuar bashkëpunimin e mirë dypalësh dhe me Bashkimin Evropian në këtë aspekt.

Stacioni i dytë i vizitës së ministrit të jashtë Grek Kotzias në Tiranë, ka qenë takimi me presidentin Bujar Nishani. Sipas njoftimit të presidencës shqiptare, zoti Nishani përshëndeti këtë vizitë të dytë të Ministrit Kotzias në Shqipëri brenda një viti, duke e vlerësuar si një dëshmi inkurajuese të marrëdhënieve shumëdimensionale …

Më shumë

Zoran Zaev: Maqedonia e ka pranuar Kosovën, por duhet të përmirësojmë marrëdhëniet me Serbinë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate te Maqedonisë, Zoran Zaev, në një deklaratë për mediat serbe ka komentuar votën pro të Maqedonisë për Kosovën në UNESCO duke e cilësuar si të kotë prishjen e miqësisë me Serbinë. Zaev, i cili pretendon të fitojë zgjedhjet për të qenë kryeministër i Maqedonisë, kërkoi që …

Më shumë