KRYEFAQJA » LAJME (Faqe 1862)

LAJME

KLD padit Tahirin, ministri: Nuk do të më mbyllin gojën

KLD padit Tahirin, ministri: Nuk do të më mbyllin gojën

Marrëdhëniet mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ministrit të brendshëm Siamir Tahiri, vazhdojnë të përkeqësohen më tej. Mësohet se KLD ka nisur me postë sekrete në adresë së Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, kallëzimin penal ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Burime të brendshme bëjnë të ditur se KLD …

Më shumë

Rama lëshon përsëri

Kryeministri Edi Rama ka bërë të hënën një tjetër propozim ndaj PD në opozitë, me shpresën për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme kompromisi për Reformën në Drejtësi. Pas një takimi me aleatin e tij Ilir Meta, i cili një ditë më parë u takua me kreun e opozitës Basha, si dhe pas takimeve me ambasadorin amerikan dhe ambasadoren e BE Vllahutin, zoti Rama shprehur bindjen se zgjidhja mund të gjendet dhe të jetë e pranueshme për PD-në, nëse ajo e do vërtet një zgjidhje për "shumicën e cilësuar". Zoti Rama u ndal tek "Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit", ku do të kalojnë në një filtër shumë të imët, me monitorim ndërkombëtar, pasuritë dhe vendimmarrjet ndër vite, si dhe aftësitë profesionale të kujtdo prokurori apo gjykatësi, që do duan të gjykojnë apo të hetojnë në këte vend, si dhe Kolegji i Apelimit, ku ata që kanë pretendime se nuk janë gjykuar drejt nga Komisioni do të kalojnë në një filtër të dytë. “Pa këto instanca jetike, reforma ne drejtësi nuk i duhet as dreqit, e jo më popullit shqiptar” shpreh zoti Rama këmbënguljen e tij."Këto dy institucione janë matanë vijës së kuqe, dhe shumica e cilësuar në këtë rast është vija e kuqe që ne nuk do ta kapërcejmë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie për të bërë asnjë lloj kompromisi me PD-në" nënvizoi ai. Kreu i maxhorancës tha se priste me padurim mbledhjen e komisionit të posaçëm për të vazhduar procesin, pasi nuk ka më asnjë ditë për të humbur. Pavarësisht skepticizmit të tij zoti Rama e cilësoi lajmi të mirë faktin që sipas tij PD i ka braktisur të gjitha pozicionet e veta të mëparshme dhe ka ardhur në vetëm një pikë. "2/3-t, që deri dje ishte ajo që kërkonin, sot nuk u bëjnë më punë dhe duan "vendet e rezervuara", se sipas tyre, opozita duhet ta mbrojë sistemin nga kapja" tha ai jo pa ironi. "Ne i kemi ofruar 2/3-t si një kufi ekstrem kompromisi, të bindur, se nuk ka Perëndi që e kap sistemin me një shumicë të tillë, ku edhe opozita ka pjesën e saj në votim, por edhe se kemi dashur të provojmë botërisht se ne nuk na intereson kapja, por na intereson shembja e sistemit aktual dhe ngritja e një sistemi të ri, ku partitë të mos kenë asnjë shteg për t’i zënë rrugën zbatimit të këtij projekti historik, transformimi radikal" tha me tone të larta kryeministri socialist Edi Rama. Në një zhvillim të fundit ekspertët kanë zbardhur draftin përfundimtar për Reformën në Drejtësi duke reflekuar disa kërkesa të opozitës. Sipas tyre mazhoranca është tërhequr nga Tribunali Disiplinor dhe nga Gjykata e Lartë Administrative, por Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të emërohet me 2/3-t e votave në Parlament.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të hënën një tjetër propozim ndaj PD në opozitë, me shpresën për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme kompromisi për Reformën në Drejtësi. Pas një takimi me aleatin e tij Ilir Meta, i cili një ditë më parë u takua me kreun e opozitës Basha, …

Më shumë

Takim lamtumire Meta – Hofman

Takim lamtumire Meta - Hofman

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti të hënën në takim lamtumire Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, z. Hellmutt Hoffmann. Duke e falenderuar diplomatin gjerman për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë që i ka shërbyer në Tiranë, zoti Meta tha se shqiptarët i kushtojnë shumë …

Më shumë

Kryeministri serb Vuçiç, anulon vizitat në Bruksel e SHBA

Televizioni shtetëror serb ka njoftuar se kryeministri që pritet të rimandatohet, Aleksandar Vuçiç ka anuluar vizitat në Bruksel, sikurse edhe bisedimet veçmas me zyrtarë amerikanë, pas raportove në një gazetë proqeveritare se, ambasadorët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara po nxisin protestat kundër regjimit të tij. Vuçiç, një ish-ultranacionalist, …

Më shumë

Këshilli norvegjez i refugjatëve: 4 mijë banorë janë larguar nga Falluxha

Rreth 4 mijë persona janë larguar nga qyteti Falluxha, që është nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik, pasi forcat qeveritare kanë hapur korridorin, meqë kanë marrë rrugën kryesore për në kryeqytetin Bagdad. Këshilli norvegjez i refugjatëve, që punon me irakianët e zhvendosur brenda Irakut, tha sot se prej fundit …

Më shumë

Fatmir Mediu në Berlin

fatmir mediu, takim, berlin, gjermani

Në takimin e Bundestagut Gjerman ku mori pjesë si i ftuar nga homologët e tij, kreu i PR Fatmir Mediu , u shpreh se korrupsioni, krimi dhe kriza ekonomike po ngadalësojnë rrugën e integrimit europian të Shqipërisë pavarësisht mbështetjes së dhënë nga Gjermania dhe vendet e tjera të BE. Edhe …

Më shumë

Thaçi për EULEX: Mision i suksesshëm, do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takimin e lamtumirës shefin e deritashëm të EULEX-it, Gabriele Meucci, të cilin e falënderoi për punën e tij dhe bashkëpunimin e mirë në vitet që ka shërbyer në Kosovë. “Ju falënderoj për punën që keni bërë. Keni udhëhequr me sukses një …

Më shumë

Arrestohet Drejtori i Tatimeve në Shkodër, favorizoi nipin biznesmen

Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e Drejtorin Rajonal të Tatimeve, Hysen Hysaj, i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Urdhëri i ndalimit u zbatua nga ana e forcave të Policisë Vendore të Shkodrës. Nga hetimi i Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se shtetasi Hysaj …

Më shumë