KRYEFAQJA » LAJME » Bota (Faqe 496)

Bota

Trump: Migrantët e paligjshëm trajtohen më mirë se veteranët e luftës

“Në SHBA, migrantët e paligjshëm shpesheherë trajtohen më mirë se veteranët e luftës”. Kështu u shpreh republikani Donald Tramp gjatë një parade motoçiklistësh të organizuar nga veteranët e luftës. “Ne nuk do të lejojmë që kjo të vijojë të ndodhë”, u shpreh Tramp, duke mos paraqitur të dhëna që provojnë …

Më shumë

Kryebashkiaku i Londrës Khan mbështet kryeministrin Kameron pro qëndrimit të Britanisë në BE

Kryebashkiaku laburist i Londrës, Sadik Khan, i është bashkuar platformës së kryeministrit konservator Dejvid Kameron për qëndrimin e Britanisë në Bashkimin Europian. Khan, i cili u kritikua nga Kameron për gjykim të dobët gjatë zgjedhjeve lokale të Londrës, mbrojti vendimin e tij për të përkrahur publikisht kryeministrin me interesin më …

Më shumë

Viktimat e Mesdheut

Nga fundosja e disa anijeve me refugjatë ditët e fundit në Detin Mesdhe mendohet se janë mbytur rreth 700 emigrantë. Shifrat bazohen në deklaratat e të mbijetuarve. Fjala është për tre anije të mbytura të mërkurën, të enjten dhe të premten. 550 persona nga një anije që është mbytur të …

Më shumë

Gjermani, 3 viktima nga stuhitë

Një stuhi e fortë u përplas mbi landin jugperëndimor gjerman Baden-Württemberg, duke sjellë me vete shira të rrëmbyer, përmbytje, breshër e rrufe. Peshën kryesore të saj e mbajti qyteti Schwäbisch Gmünd, ku dëmet janë të mëdha. Autoritetet thonë se një zjarrfikës, i cili doli vullnetar për të shpëtuar një banor …

Më shumë

Junker viziton Rusinë

Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, do të ndjekë një konferencë në Rusi, muajin e ardhshëm. “Presidenti Junker është ftuar dhe planifikon të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, më 16 qershor”, ka thënë një zëdhënëse e tij. Junker do të jetë udhëheqësi i parë i …

Më shumë

Ushtria irakiane hyn në Falluxha

Forcat e ushtrisë irakiane kanë hyrë në qytetin Falluxha, i cili kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik. Korrespondentët thonë se shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri mund të dëgjohen në qarkun jugor Naimia. Operacioni për rimarrjen e qytetit ka nisur që më 22 maj. Falluxha është qyteti i parë …

Më shumë

Turqi, votëbesohet qeveria e re

Qeveria e 65-të e Turqisë, e drejtuar nga kryeministri Binali Jildirim mori votëbesimin e parlamentit. Pas fjalimeve të kryetarit të parlamentit turk, Ismail Kahraman dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, deputetët votuan qeverinë e re. Votëbesimi i qeverisë së 65-të në seancën plenare u bë në mënyrë të hapur dhe u …

Më shumë