KRYEFAQJA » Autor

Autor

Emisioni “Autor” është në zhanrin e përzier të intervistës dokumentariste, ku synimi është për të përcjellë figurat më të njohura të jetës shqiptare të fushave të ndryshme, por që janë pak të njohura për publikun e sotëm.

Në përshfaqjet e tij përzihet intervista, rrëfimi dhe dokumenti, realizuar kryesisht në shtëpitë e vetë protagonistëve, ku ata rrëfejnë historitë personale, zhvillimin e vendit me syrin e tyre dhe të fushës ku kanë kontribuar.

Synimi i emisionit është që përmes ndriçimit të këtyre figurave të hidhet dritë dhe në drejtimet e ndryshme të jetës shqiptare, ku mund të ndihmojë përvoja e tyre dhe mbi të gjitha shembulli i tyre jetësor.

Emisioni “Autor” është i përdyjavshëm dhe transmetohet ditët e Enjte, në orën 19.20, në formatin HD1.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com