KRYEFAQJA » Albanian Young Musicians

Albanian Young Musicians

  •   Edicioni i parë 
  • Dy fjalë mbi Eurovision Young Musicians
  • Videot e konkurrentëve

Fituesi i Edicionit të parë të “Albanian Young Musicians”, violonçelisti Kladuio Zoto

 

Klaudio Zoto është 14-vjeçari që bashkë me violinçelin e tij do të përfaqësojë për herë të parë Shqipërinë në Eurovision Young Musicians 2018, që do të zhvillohet nga 18-23 gusht në Edinburgh të Skocisë, një patentë e re kjo e RTSH-së. Mbrëmë në Amfiteatrin e Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë është zhvilluar nata finale, ku kanë marrë pjesë 8 instrumentistë të rinj në piano, violinë, kitarë e violinçel. Të përgjedhur afro 2 muaj më parë pas një audicioni në Radio-Televizionin Shqiptar, i cili ka marrë edhe patentën e Eurovision Young Musicians. Të përzgjedhur mes 41 fëmijëve e të rinjve, nga mosha 12-21 vjeç, të ardhur nga gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj. Edhe pse gara ka qenë shumë e fortë, mes talenteve të shkëlqyer me çmime e interpretime në skena europiane, në Edinburgh do të shkojë vetëm njëri prej tyre. Dhe ai është Klaudio Zoto, nxënës në Liceun Artistik Jordan Misja në Tiranë.

 

Eurovision Young Musicians e filloi rrugëtimin e tij në vitin 1982, duke u kthyer në një nga garat klasike më të rëndësishme në nivel ndërkombëtar. Konkursi për muzikantët e rinj të talentuar ka qenë një mjet i rëndësishëm dhe i efektshëm për të nxitur karrierën e muzikantëve premtues dhe të talentuar në Europë, duke i lejuar ata të interpretojnë në një audiencë më të gjerë të mundshme.

Edicioni i 19-të i konkursit “Eurovision Young Musicians” do të zhvillohet ne Edinburg nga data 18 deri më 23 gusht 2018. Në këtë edicion marrin pjesë 18 shtete, numri më i lartë i përfaqësimit që prej vitit 2006.

Konkursi për vitin 2018 fillon me një raund eliminimi gjysmëfinal, i cili do të marrë formën e recitaleve të dhomës (Salla e Shën Cecilia) nga të gjithë garuesit më 18-19 gusht, me të gjitha recitalet e prodhuara nga BBC Radio 3, për shpërndarje në rrjetin Euroradio (si dhe nëpërmjet web stream).

Koncerti final do të zhvillohet në vendin më të njohur të qytetit, Hall Usher, më 23 gusht 2018, me muzikantët e shoqëruar nga Orkestra Simfonike Skoceze e BBC, nën drejtimin kryesor te dirigjentit Thomas Dausgaard.

Shqipëria prezantohet për herë të parë në këtë ngjarje të madhe të Eurovizionit, me instrumentistin që do të shpallet më i miri në garë, në koncertin gala “Albanian Young Musicians”.

Klikoni në faqen zyrtare të Eurovision Young Musicians për më shumë informacione.

 

Sicred