KRYEFAQJA » 2017 » Korrik (Faqe 32)

Arkiva Mujore: Korrik 2017

Rama publikon “Platforma e Bashkëqeverisjes ME TY PËR SHQIPËRINË QË DUAM”

Rama publikon "Platforma e Bashkëqeverisjes ME TY PËR SHQIPËRINË QË DUAM"

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e së hënës në rrjetet sociale draftin e parë të “Platformës së Bashkëqeverisjes ME TY PËR SHQIPËRINË QË DUAM”. Zoti Rama shkruan se mirëpret kritikat e sugjerimet për organizimin e kësaj platforme. “Shqipëria që duam” do të jete një platformë e hapur komunikimi e …

Më shumë

zgjedhjet në PD, Basha e Selami para anëtarësisë në Korçë

Kandidatët për kryetarë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Eduard Selami u përballën në një debat dhe bashkëbisedim me demokratët e Korçës. Kandidatët ndanë analizën e tyre për zgjedhjet, dhe paraqiten vizionin që kanë për të ardhmen, për drejtimin e Partisë Demokratike. “Kjo humbje nuk ishte e papritur. Këtë humbje kishte kohë që ne e shikonim si demokratë. Dhe nuk është humbja e parë dhe fatkeqësisht nëse nuk e shikojmë këtë humbje dhe të gjejmë shkaqet e saj, kam frikë se do ta kemi shumë të vështirë të rikthehemi. Mënyra për tu rikthyer është për ta parë në sy dhe për ti parë gabimet ashtu siç janë. Nëse do ta përmbledh me një fjali, arsyeja e humbjes tonë dhe e humbjes së shpresës së shqiptarëve është largimi nga demokratët”, tha Eduard Selami. Fatkeqësisht, sipas tij, Partia Demokratike nuk funksionon më si parti demokratike e bashkëkohore dhe nuk ka demokraci të brendshme. “Eshtë për të ardhur keq. Me shumë prej jush njihemi që nga 90-ta. Ne jemi sot më pak demokratë dhe funksionojmë në mënyrë më pak demokratike seç kemi funksionuar në fillimet tona. Duhet të rikthehemi tek vendosja e rregullave dhe funksionimi demokratik brenda vetes tonë. Nuk mund të jemi ne shpresë për shqiptarët dhe garanci që do të veprojmë në të njëjtën mënyrë për forcimin e shtetit ligjor kur ne shkelim rregullat e lojës tonë”, tha Eduard Selami. Ndërkohë Lulzim Basha u shpreh se “ne nuk bëmë dhe as nuk do bëjmë pakt me krimin për të ardhur në pushtet”. “Ne ishim partia e vetme që erdhi me një program, me një ofertë, me një alternativë, që erdhi nga nevojat e qytetarëve të cilat nuk i shfletuam gazetave dhe revistave dhe as nuk i shpikëm në laborator politik, por bashkë i prekëm këto 4 vite. Me dhjetëra herë unë kam qënë bashkë me ju tek biznesi i vogël i Korçës, tek fasonët, tek prodhuesit, tek agrobiznesi, tek fermerët, tek pensionistët, tek studentët. Ka qënë kjo prekja e realitetit që e bëri programin tonë realist në problemet më akute që kërkonin zgjidhje. E bënin ambicioz në zgjidhjet që ofronin brenda filozofisë politike të së djathtës dhe plotësisht të realizueshëm dhe të buxhetuar. Por ç’rëndësi ka kjo, kur nuk ka proces, kur nuk ka zgjedhje. Kur pala tjetër nuk ofron asgjë. As program, as plan, as vizion. Sepse e gjithë fushata, ishte tek shitblerja e votës. Kuotën morale ta bashkojmë me forcën tonë numerike dhe politike. Akti i parë, bashkimi i brendshëm”, tha Lulzim Basha. Më herët, kandidatët patën takime me demokratët e Pogradecit, Devollit, Maliqit dhe Ersekës.

Kandidatët për kryetarë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Eduard Selami u përballën në një debat dhe bashkëbisedim me demokratët e Korçës. Kandidatët ndanë analizën e tyre për zgjedhjet, dhe paraqiten vizionin që kanë për të ardhmen, për drejtimin e Partisë Demokratike. “Kjo humbje nuk ishte e papritur. Këtë humbje …

Më shumë

Divjaka, aty ku peshohet çfarë i jep dhe çfarë i kërkon vendit fermeri shqiptar

Divjaka, aty ku peshohet çfarë i jep dhe çfarë i kërkon vendit fermeri shqiptar

Në një ditë të zakonshme me fermerët, grumbulluesit dhe eksportuesit e Divjakës, ke mundësi të mësosh se çfarë i kanë ofruar dhe i ofrojnë fermerët e këtyre anëve konsumatorit vendas dhe të huaj. Ajo të jep mundësi të testosh se sa efektive kanë qënë politikat e hartuara dhe të realizuara …

Më shumë

5 vatra zjarri gjatë 24 orëve

5 vatra zjarri gjatë 24 orëve

Përgjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shqipërisë ka patur 5 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit. Qarku Shkodër Në fshatin Dardhë, Njësia Administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Pukë, ka dërguar në vendngjarje 1 …

Më shumë