Pasi ka vënë në dyshim punën e drejtorit të Policisë së Qarkut të Durrësit dhe kryebashkiakut të qytetit Vangjush Dako, ministri i Mjedisit Lefter Koka në një takim me banorët e Xhafzotaj në Bashkinë e Shijakut, ka vlerësuar kryetarin e kësaj bashkie, madje duke kritikuar qeverinë për fondet e pakta që …
Më shumëArkiva Mujore: Janar 2017
“Nder i Kombit”, për mbrojtësit e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri
Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, presidenti shqiptar Bujar Nishani dekoroi gjatë një ceremonie të veçantë me dekoratën “Nder i Kombit”, 35 familjet dhe individët shqiptarë të cilët strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.Motivacioni ishte në vlerësim të aktit heroik e të pashembullt njerëzor për shpëtimin e hebrenjve nga përndjekja …
Më shumëTërmet pranë Urës Vajgurore
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u regjistrua pasditen e së premtes me epiqendër 3 kilometra nga Ura Vajgurore, 62 kilometra në juglindje të Tiranës, njoftojnë shërbimet sizmiologjike. Tërmeti është ndjerë në disa qytete të vendit si Berat, Fier e Vlorë. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 2 kilometra. …
Më shumëReforma zgjedhore; Takimet konsultuese
Organizata për bashkëpunim dhe Siguri ne Evropë në vendin tonë zhvilloi takime konsultuese me bashkë-kryetarin e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore socialistin Taulant Balla dhe, anëtarin e të djathtës ligjvësin Arben Ristani. Votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e 18 qershorit ishte kryefjalë e takimit , për të cilin …
Më shumëTropojë; Shembet miniera, humb jetën minatori
Një minator ka humbur jetën sot në mesditë në minierën e kromit në Kepenek të Tropojës. Shembja e një masivi në brendësi të Galerisë i ka kushtuar jetën minatorit Azgan Kurtpalaj, rreth 40 vjeç nga fshati Llukaj i Tropojës. Policia ka mbërritur në vendngjarje, po ende nuk ka të dhëna …
Më shumëFIFA dënon Tiranën, bllokon regjistrimin e Bakajt
Klubi i Futbollit Tirana njofton mediat dhe opinionin sportiv për një vendim zyrtar të dhënë nga institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA. Klubi nuk ka mundësi të regjistrojë asnjë futbollist të ri për këtë periudhë transferimesh për shkak të borxheve të prapambetura. Marrëveshja me Elis Bakajn është anulluar …
Më shumëAvokati i popullit; Thirrje për aplikantët
Avokati i Popullit ripërsërit thirrjen për të gjithë kandidatët potencialë për vendet vakante për Anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë nga radhët e avokatëve dhe të shoqërisë civile. Aplikimi për këto vende mbyllet ditën e shtunë ndërsa në një njoftim të shpërndarë për mediat ky institucion …
Më shumëZjarret në Kili; Qyteti i Santa Olga-s i djegur plotësisht
Qyteti i Santa Olga-s është djegur plotësisht nga një zjarr masiv, ndërkohë që ndihmat ndërkombëtare kanë mbërritur në Kili për të ndihmuar vënien nën kontroll të zjarrit, ku Rusia ka dërguar një anije zjarrfikëse. Të paktën 5 zjarrfikës kanë humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar banorët e qytetit nga …
Më shumëRifillon kampionati me ndeshjen Vllaznia – Kukësi
Mes marrëveshjesh, polemikash dhe zënkash rifillon sot kampionati i Kategorisë Superiore kur janë për tu luajtur gjysma e javëve të tërë sezonit 2016-2017. Në ndeshjen e parë për fazën e tretë do të vihen përballë njëra-tjetrës Vllaznia dhe Kukësi. Ndeshja luhet sot në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës duke filluar …
Më shumëMaria Jose Siri, Ylli i La Scala-s në Tiranë
Roli i Chocho San në operan Madamme Butterfly në teatrin La Scala e ka pajisur atë me faktorin plus. Soprano nga Uruguaji, Maria Jose Siri i ka mbijetuar me sukses publikut më kritik në botën operistike në La Scala të Milanos e prej disa orësh ndodhet në Tiranë për të …
Më shumë