Ngjarjet terroriste në Turqi dhe në Gjermani kanë rritur sigurinë edhe në disa prej ambasadave të huaja në vendin tonë. Burime zyrtare thanë për Televizionin Shqiptar se policia ka shtuar masat e sigurisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadën gjermane, ambasadën turke dhe atë ruse, që do …
Më shumëArkiva Mujore: Dhjetor 2016
ShBA dhe Kanada; ndalen shpimet për kërkimin e naftës dhe gazit
Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja lajmëruan se do t’i ndalin shpimet për kërkimin e naftës dhe gazit në pjesën më të madhe të bregdetit të tyre në Arktik dhe Atlantik, në një lëvizje që konsiderohet si erforcim i trashëgimisë së Obamës për ruajtjen e mjedisit, përmes një ligji që nuk …
Më shumëTiranë, zjarr në një apartament pranë Liceut Artistik
Një palestër në katin e dhjetë të një pallati është djegur mesditën e sotme pranë Liceut Artistik në Rrugën e Elbasanit. Zjarri ishte i përmasave të mëdha dhe zgjati rreth një orë duke shkaktuar panik tek banorët e pallatit, por edhe qytetarë që u bënë dëshmitarë të kësaj ngjarje. Forcat …
Më shumëZhvlerësohet monedha europiane kundrejt lekut
Monedha vendase lek ka forcuar pozitat e saj kundrejt asaj europiane euro ndryshe nga çfarë ka ndodhur me dollarin amerikan. Euro ka arritur pikën më të ulët ndaj lekut duke shkuar në 134.5 ndërkohë që dollari ka shënuar një tjetër rekord duke u këmbyer rreth nivelit 130 lekë. Për ekspertin …
Më shumëRTSH: Starton sonte edicioni i 55-të i Festivalit të Këngës
Një mbrëmje e shënuar do të jetë sonte. Radiotelevizioni Shqiptar starton edicionin e 55-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, kompeticionit më të rëndësishëm të muzikës së lehtë shqiptare. Orë pas ore, minutë pas minuti, gongu pritet të bjerë për 24 konkurrentët e festivalit traditë, për surprizat e përgatitura …
Më shumëVAIJLAND, “FUTBOLLISTI ELEKTRONIK” I AJAKSIT
Në disa momente, Këen Vaijland e ndien veten si futbollist profesionist. Në fakt, edhe prezantimi i tij nuk kishte asgjë më pak se një lojtar futbolli. Kur 24-vjeçari holandez u transferua këtë vit tek skuadra e tij që e kishte adhuruar nga fëmijëria, Ajaks, atij iu dha fanella me numër …
Më shumëForumi gruas socialiste propozon ndryshime ligjore për kuotat gjinore
Gratë kërkojnë që ligji të parashikoje kuota të barabarta me burrat që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një tryezë të rrumbullakët, kryetarja e gruas socialiste Olta Xhaçka dhe nënkryetarja e kuvendit Valentina Leskaj,u shprehen se ky nuk ëshshtë një favor, por një detyrim, që të gjejnë përfaqësim dinjitoz edhe …
Më shumëDurrës: Goditet një grup i strukturuar kriminal
9 persona janë vënë në pranga në një operacion të përbashkët të realizuar nga policia e Durrësit, Krujës, prokurorive të këtyre rretheve Prokurorisë së krimeve të rënda. Operacioni i koduar “Shënjestra” ka vënë në pranga 9 persona në total, 2 të arrestuar në flagrancë dhe 1 i shpallur në kërkim. …
Më shumëShpërthimi i fuqishëm në Meksikë
Në një shpërthim te fuqishem të një treg fishekzjarrësh në kryeqytetin e Meksikës kanë humbur jetën të paktën 31 persona dhe janë plagosur 70 të tjerë. Policia federale e Meksikës njoftoi shpërthimi ndodhi në rajonin San Pablito, rreth 32 km nga qendra e qytetit. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar …
Më shumëAlarmi për kikirikët nga Kina, AKU: Janë brenda normave
Kikirikët që importohen nga Kina, të cilët u bllokuan nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pak ditë më parë, rezultojnë se kanë përmbajtje të aflatoksinës brenda normave të lejuara, pra janë produkte të sigurta për konsum. Pas publikimit në media të lajmit se kikirikët që vijnë nga Kina kishin përmbajtje të …
Më shumë