KRYEFAQJA » 2016 » Janar (Faqe 8)

Arkiva Mujore: Janar 2016

Përshëndetet ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian

Qeveria e Kosovës përshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të nënshkruar më 27 tetor 2015 nga kryeministri Isa Mustafa dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës më 2 nëntor 2015. Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se ratifikimi i kësaj marrëveshje tejet të rëndësishme për Kosovën nga Parlamenti Evropian, me shumicë dërrmuese të votave, është një lajm shumë i mirë për qytetarët, për institucionet dhe për të ardhmen evropiane të Republikës së Kosovës. Ratifikimi i MSA-së është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën në rrugën e saj integruese evropiane, e cila hap perspektivë të fuqishme për avancimin e marrëdhënieve politike dhe integrimin ekonomik të Kosovës në familjen evropiane. Marrëveshja për Stabilizim-Asociim, e cila pas hyrjes në fuqi do të fillojë të zbatohet në praktikë, përbën hyrjen zyrtare të Kosovës në marrëdhënie kontraktuale me BE-në, dhe i vë vulën rrugës së pakthyeshme të Kosovës drejt BE-së. MSA-ja është një mundësi e shkëlqyeshme për fuqizimin e gjithanshëm të dialogut politik, të marrëdhënieve tregtare dhe të bashkëpunimit të shumanshëm ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Në këtë ditë të rëndësishme për perspektivën eurointegruese të vendit, Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë qytetarët kosovarë, që përkundër sfidave, me vendosmëri po e mbështesin rrugën integruese euroatlantike, si të vetmen alternativë për Republikën e Kosovës. Qeveria e Kosovës i bën thirrje të gjithë spektrit politik në vend, që të jenë pjesë e punës dhe përkushtimit maksimal të institucioneve të Kosovës për finalizimin e proceseve të tjera evropiane. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj për thellimin e mëtejshëm të reformave, për zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetit, në partneritet të plotë me vendet mike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e tjera të BE-së. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje të posaçme për institucionet e BE-së, për përkrahjen e tyre për MSA-në, duke shprehur besimin se Bashkimi Evropian shumë shpejt do të marr vendimin pozitiv edhe për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës, si një e drejtë elementare dhe një hap i domosdoshëm për zbatimin adekuat edhe të vet MSA-së. (Marrë nga Kosova Press)

Qeveria e Kosovës përshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të nënshkruar më 27 tetor 2015 nga kryeministri Isa Mustafa dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës më 2 nëntor 2015. Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se ratifikimi …

Më shumë

Bajden: Kujdesuni për punonjësit siç kujdeseni për aksionerët

Bajden: Kujdesuni për punojsit siç kujdeseni për aksionerët

Pjesëmarrësit në forumin botëror ekonomik të Davosit, morën një leksion të hidhur nga zëvëndëspresidenti amerikan Xho Bajden, i cili kritikoi politikat që rrisin pabarazinë e të ardhurave dhe u tha të pasurve të ndalojnë dërgesat e të ardhurave të tyre jashtë shtetit, përmes të cilave ata shmangin taksat. Zëvëndëspresidenti amerikan, …

Më shumë