Lenda : REALIZIMI I TREGUESVE EKONOMIKO FINANCIARE TE VITIT 2014

A.Struktura e te ardhurave te realizuara

Ne menyre te detajuar burimet, nepermjet te cilave RTSH ka realizuar te ardhurat gjate kesaj periudhe jane:

Nr. Burimi Te ardhurat ne 000/leke
1 Financimi nga Buxheti i Shtetit 357,000
2 Tarifa mbi Aparatin Marres radio televiziv 1,368,550
3 Transmetimet me jashte nga tranmtimet ne FM dhe vale te shkurtra 170,639
4 Kontratat e sherbimit per paisje radiotelevizive ne ambjentet e RTSH 40,704
5 Reklamat,njoftimet kronikat etj 113,968
6 Kontrata radiobashkepunimit me Kinen 74,000
7 Te ardhura te tjera,rimb.shpenz.cerrik,interesa etj. 162,215
TOTALI 2,306,473

Ne menyre te permbledhur te ardhurat sipas dy burimeve te financimit jane realizuar ne raportet dhe ne strukturen e meposhtme :

Te ardhura te vete RTSH ne vleren 1,949,473 Mije leke (ose 85% ndaj totalit )
Te ardhura te financuara nga Buxheti ne vleren 357,000 Mije leke (ose 15% ndaj totalit )

Per here te pare qe nga arketimi i tarifes se aparatit marres rtv, perqindja e realizimit te saj ka arritur nivelin 59% ndaj totalit te te ardhurave te RTSH. Per tu theksuar mbetet fakti qe gjate vitit 2014 kjo e ardhur eshte arketuar ne menyre kronologjike dhe ne perqindje ne rritje,vecanerisht ne dy muajt e fundit Nentor, Dhjetor 2014.

B.Realizimi i te ardhurave ne krahasim me planifikimin gjate te vitit 2014

TE ARDHURAT Planifikimi i Vitit 2014,Ne 000/leke Realizimi i Vitit 2014,Ne 000/leke % e realizimit
I. Financimi nga buxheti 357,000 357,000 100%
Bashkatdhetaret&Sateliti 240,000 240,000 100%
Projekte Filmike&Artistike 62,000 62,000 100%
Orkestra Simfonike RTSH 55,000 55,000 100%
II.Te ardhura te Institucionit 1,718,000 1,949,473e 113%
Te ardhura nga taksa aparatit 1,140,000 1,368,550 120%
Qera ambjentet transmetuese RTSH 40,000 40,704 102%
Transmetim Radio per te trete 162,000 170,639 105%
Reklama,njoftime etj. 122,000 113,968 93%
Kontrata Radiobashkp.Kinen 74,000 74,000 100%
Te ardhura te tjera 180,000 181,612 101%
TOTALI I II 2,075,000 2,306,473 111%

Te ardhurat jane realizuar ne masen 111% ne krahasim me planifikimin ,pra me nje rritje prej 11% ose ne vlere absolute me nje tejkalim prej 231,473 mije leke.

I-Te ardhurat nga buxheti jane realizuar ne nivelin e planifikuar ne te tre zerat kryesore :

a)Bashkatdhetaret dhe Programi Satelitor
b)Orkestra Simfonike e RTSH
c)Zeri Projekte Filmike e Artistike

Ky financim eshte terhequr rregullisht cdo muaj ne baze te parashikimit buxhetor dhe situacioneve faktike te percjella nga Drejtoria Radio Tiranes, Drejtoria e Stacioneve Transmetuese RTSH, Drejtoria e Programit Satelitor etj.

II-Te ardhurat e realizuara nga vete RTSH kane patur ecurine si vijon :

1.E ardhura nga tarifa e ap.rtv ne fakt eshte realizuar ne vleren 228,550 mije leke me shume se planifikimi vjetor. Gjate vitit 2014 ,fale nje bashkepunimi te strukturave Drejtuese te RTSh dhe Kompanise Cez,tani OSHEE, e ardhura nga kjo tarife ka arritur jo vetem nivelin me te larte te arketimit te saj qe nga fillimi,por edhe arketimin ne cdo muaj te vitit,duke krijuar sigurine ne Institucion per realizimin e buxhetit vjetor si edhe per krijimin e rezervave per nisjen e procesit te dixhitalizimit ne RTSH.

Niveli me i larte i arketimit ka qene muaji Gusht 2014,pasi ne arketimin e shumes se muajit eshte perfshire edhe arketimi i nje vlere ~340,000 mije leke diference e paarketuar e vitit 2013. Gjithashtu edhe ne muajt e fundit shihet nje rritje e nivelit te arketimit,nga likuidimi i detyrimeve te prapambetura te subjekteve debitore ndaj OSHEE.

2.Te ardhurat nga transmetimet radio me jashte paraqiten te realizuara ne nivelin e planifikimit.Tejkalimi ka ardhur nga rritja e kursit te kembimit gjate periudhes se sherbimit ne krahasim me kursin e kembimit llogaritur gjate periudhes se planifikimit. Problematika e ketij zeri ka qene disi me Kontraten me China Radio International,pasi kjo kontrate perfundonte ne muajin mars 2014 dhe vetem me date 22 tetor 2014 ,pala kineze ka konfirmuar shtyrjen e afatit te kesaj kontrate deri ne fund te vitit 2014. Rinovimi i kontrates edhe per vitin 2015 mbetet detyre urgjente e RTSH,per te patur ecurine normale te kletij zeri te ardhurave edhe per vitin 2015 e ne vazhdim.

3.Te ardhurat nga sherbimi ne ambientete transmetuese te RTSH eshte realizuar ne nivelin e planifikimit.Kontratat e parashikuara nga drejtoria Teknike jane realizuar ne nivel planifikimi.

4.Te ardhura nga Koorporata e Pergjithshme e Radio-Televizionit te Kines per bashkepunim Nderkombetar Tekniko-Ekonomik,ne baze te kontrates se Pergjithshme te RadioBashkepunimit ne vale te shkurtra midis Shqiperise dhe Kines, ka likuiduar vleren e parashikuar ne kontrate prej 550,000 USD ne muajin qershor te vitit 2014. Gjithashtu nga granti kinez parashikuar ne kontraten e mesiperme,nga Njesia e Prokurimit kane mberritur praktikat e vleres 149,906USD,realizuar gjate kesaj periudhe..

5.Ne zerin e reklamave,njoftimeve etj gjate ketij mbetet parealizuar planifikimi vjetor ne masen ~7%. Ky mosrealizim ka patur si argument nderprerjen e njeanshme te marreveshjes me kompanine Eagle Mobile per vazhdimesine e kontrates ,nderkohe qe ky subjekt ishte parashikuar te ishte dhe sponsor ne festivalin e Fundvitit ne RTSH.

6.Ne zerin e te ardhurave te tjera gjithashtu ka realizim te planifikimit vjetor,duke perfshire te ardhurat nga rimbursimi per radiostacionin e Cerrikut,Shoq.aksionere Eutelsat sa,te ardhura te ndryshme nga organizma nderkombetare,qera lokalesh ,kullotash, pajisjesh,shitje biletash etj.

C.Krahasimi i te ardhurave me vitin e kaluar

TE ARDHURAT Viti 2013,Ne 000/leke Viti 2014,Ne 000/leke
I. Financimi nga buxheti 357,000 352,000
Bashkatdhetaret&Sateliti 235,000 240,000
Projekte Filmike&Artistike 62,000 62,000
Orkestra Simfonike RTSH 55,000 55,000
II.Te ardhura te Institucionit 1,042,148 1,949,473
Te ardhura nga taksa aparatit 564,566 1,368,550
Qera ambjentet transmetuese RTSH 37,367 40,704
Transmetim Radio per te trete 168,415 170,639
Reklama,njoftime etj. 58,800 113,968
Kontrata Radiobashkp.Kinen 70,000 74,000
Te ardhura te tjera 143,000 181,612
TOTALI I II 1,394,148 2,306,473

Te ardhurat gjate vitit 2014 paraqiten me nje rritje prej 65% ose 912,325 mije leke me shume se viti 2013,rritje ne te cilin kane ndikuar me perqindjet me te medha: tarifa aparatit rtv dhe reklamat e njoftimet,si rezultat i transmetimit te kampionatit boteror te fufbollit Fifa 2014.

II. Struktura e shpenzimeve te RTSH gjate vitit 2014

A.Struktura e zerave te shpenzimeve te RTSH ne menyre analitike

Nr. Emërtimi Shpenzimet ne 000/lek
1 Paga,shperblime ,sig.shoqeror 735,020
2 Materiale,lende djegese 43,249
3 Projekte filmike,artistike,etj 181,706
4 Organizma Nderkombetar 110,654
5 Sherbime nga te trete si:en.el.,uje,telekom,roje civile 194,899
6 Shpenzime udhetimi e dieta 66,308
7 Shpenzime te tjera operative(honorare,pritje percj.etj 36,938
8 Shpenzime per investime 70,221
TOTALI 1,438,995

B.Realizimi i shpenzimeve ne krahasim me planifikimin gjate vitit 2014

Nr. Emërtimi Plani vjetor,Ne 000/leke Realiz.viti 2014.Ne 000/leke % e realizimit
1 Paga,shperblime ,sig.shoqeror 739,850 735,020 99%
2 Materiale,lende djegese 64,050 43,249 68%
3 Projekte filmike,artistike,etj 200,000 181,706 91%
4 Organizma Nderkombetar 129,000 110,654 86%
5 Sherbime nga te trete si:en.el.,uje,telekom,roje civile 217,470 194,899 90%
6 Shpenzime udhetimi e dieta 67,650 66,308 98%
7 Shpenzime te tjera operative(honorare,pritje percj.etj 39,900 36,938 93%
8 Shpenzime per investime 92,000 70,221 76%
TOTALI 1,549,920 1,438,995 93%
8.1 Invetime per proj.dixhitalizimit 495,080 0
9 Fondi I prodhimit te pavarur 30,000 0
TOTALI 2,075,000 1,423,775 67%

Nga te dhenat e mesiperme shpenzimet jane realizuar ne masen 93%(pa perfshire mosrealizimin ne zerin Investime per projektin e dixhitalizimit te RTSH dhe fondin e prodhimit te pavarur si praktika e pare ne parashikimin ne buxhetin e RTSH ne zbatim te ligjit 97/2013 date 04.03.2013 Per Mediat audiovizive ne Republiken e Shqiperise,neni 123 Fondi i Prodhimit te Pavarur,vlerat e mosrealizimit te te cileve mbarten ne vitin 2015).

Ne menyre analitike zerat paraqiten si vijon :

1.Zeri Paga ,shperblime e sigurime shoqerore eshte realizuar ne masen 99%.Ne pergjithesi ky ze eshte brenda limiteve te planifikimit te gjitha drejtorite e sistemit,pas miratimit te ndryshimeve qe u bene ne buxhetin e RTSH ne muajin shtator 2014.

2.Zeri Materiale,lende djegese eshte realizuar ne masen 68%. Ne kete mosrealizim vleren me te madhe e paraqet Drejtoria e Stacioneve Transmetuese RTSH ,e cila ka nje realizim te ketij zeri ne masen 30% dhe kjo per arsye se nje pjese e materialeve parashikuar ne kete ze, u realizua ne procesin e tenderimit realizuar ne Drejtorine e Pergjithshme.

3.Zeri Projekte Filmike e artistike eshte realizuar ne masen 91% ne krahasim me planifikimin vjetor 2014. Gjate kesaj periudhe ne Drejtorine e Televizionit jane realizuar projekte ne vleren 21,031 mije leke dhe konkretisht Jo vetem kafe,Rubrika Sportive,Duel,Njerez te humbur,Fadil Kraja,Netet e Klipit 2014,Kampionati Boteror i Futbollit 2014,Gjithshka shqip,Drejtperdrejt,Shih programin,Tre Tenoret, Makina e shqiptareve,Udhetim ne Shije,Vdekje me porosi,Person Grata,Enderr kuq e zi,Dadoja ne pallatin tonesi dhe diferenca te projektit te programit te Vitit te Ri 2013,miratuar me vendime te Bordit te Administrimit RTSH.

Ne Drejtorine e Pergjithshme vlera prej 138,000 mije leke perbehet nga projekte te miratuara me vendime te Bordit te Administrimit e Keshillit Drejtues te RTSH(99,753 mije leke) dhe konkretisht Valet e Drinit , Radioperralla, Eurosong, Cdomethene te Falesh, Arbereshet, Amsterdam Ekspres, shoqata Hemofilise, semafor, Kush do behet milioner, Sa kam shpirt kam shprese, Fadil Kraja, MarieKraja, AlbaniaTravel,Festivali Artit Kulinar,Era Film, Milenium, Familja Unesko/ebu , Sofra shkodrane, Miss globe, Festivali kenges RTSH 2014, ndersa vlera 38,907 mije perbehet nga shitja e te drejtave tv dhe transmetimi per filma, dokumentare dhe evenimente sportive.

Ne Drejtorine e Radio Tiranes vlera e projekteve 19,990 mije leke perbehet nga emisionet Shih programin, Gare, Fjala Artistike, P70/70, Vu Vu Samba, Miresevjen gare, Gezojme,Udhetojme drejt Europes,Nje dite me ju dhe diference e Festivalit te kenges RTSH viti 2013,miratuar me vendimet perkatese te BA dhe KD. Ne Drejtorine e Aktualitetit ne vleren 1,500 mije leke eshte perfshire projekti Biblioteke.

Ne Drejtorine e Programit Satelitor vlera prej 1,299mije leke eshte Projekti Shqiperia Kreative, Memedheu dhe Emblema Kadare . Diferenca e mosrealizimit ne % te vogel ne kete ze lidhet kryesisht me realizimin ne fakt te shpenzimeve te projekteve te fund vitit ,te cilat pritet te realizohen ne fillim te vitit 2015.

4.Zeri Organizma Nderkombetare eshte realizuar ne masen 86%. Gjate vitit 2014 RTSH ka likuiduar te gjithe detyrimet me Eutelsat,EBU,Ses Astra si edhe me te gjithe organizmat e tjere nderkombetare .Diferenca nemosrealizim vjen vetem si rezultat i mberritjes me vonese te faturave te muajit Dhjetor ,likuidimi i te cilave do te conte ne realizimin 100% te ketij zeri.

5.Zeri i sherbimeve nga te trete eshte realizuar ne masen 90%. Mosrealizimim vjen kryesisht ne zerin e Energjise Elektrike(87% realizim) dhe zeri Sherbim rojet civile (82%realizim )ne Drejtorine Stacioneve Rtv dhe Drejtorine e Pergjithshme .Diferencat ne zerin e energjise elektrike kryesisht ne Drejt.Stacioneve rtv dhe Radio Tiranes shpjegohen me parashikimin e kryer duke marre parasysh nje rritje te mundshme te en.elektrike,gje qe ne fakt nuk ndodhi ne vitin 2014.

Diferencat e medha ne zerin e rojeve civile jane edhe si rezultat i mosplotesimit te dokumentacionit te rregullt nga ana e firmes dhe per kete arsye nuk jane kryer edhe pagesat. Me kursime paraqiten realizimet ne te gjithe zerat e tjere te shpenzimeve te ketij grupi.

6.Zeri i shpenzimeve udhetim e dieta eshte realizuar ne masen 98%. Gjate ketij viti ,ndryshe nga viti i kaluar jane zhvilluar udhetime ne kuader te marrjes se statusit te vendit kandidat ne BE,te zgjedhjeve ne Kosove,transmetimit nga Brazili te kampionatit Boteror te Futbollit Fifa 2014 si edhe pasqyrim te ndeshjeve te futbollit organizuar jashte Shqiperise me stafin realizues te RTSH,trajnime te ndryshme etj. Ne kete kuader jane bere edhe ndryshimet ne rritje ne kete ze.Gjithashtu gjate ketij viti ,ne gjashtemujorin e pare,shume projekte kaluan ne programme te struktures dhe si te tilla keruan rritje te ketij zeri kryesisht ne televizion.Diferenca ne mosrealizim shihet kryesisht ne Drejtorine e Radio Tiranes.

7.Zeri i shpenzimeve te tjera operative eshte realizuar ne masen 93%. Ne totall ky ze paraqitet brenda kufijve te planifikimit,vetem ne zerin shp.tat.taksa te tjera ka nje tejkalim te vogel qe nuk ndikon ne totalin e shpenzimeve,i cili vjen kryesisht si rezultat i nje procesi te humbur gjygjesor per shkarkimin nga puna te nje punonjese te Drejtorise se Programit Satelitor.

8.Zeri Fondi i prodhimit te pavarur nuk eshte perdorur gjate ketij viti dhe mbetet te perdoret ne periudhen ne vijim ne baze te procedurave te ligjit.

9.Zeri Investime .Realizimi ne kete ze eshte ne masen 76%. Ndikim negativ ne kete realizim ka patur mosrealizimi ne Drejtorite e Radio Tiranes,Radiove lokale dhe Drejtorise se Programit Satelitor ne vlere totale 32,000 mije leke mosrealizim. Gjate kesaj periudhe ne kete ze jane te perfshira vlera 8,598 mije leke blerje dhe instalim mixer dekoder zeri, 4,932 mije leke blerje dv cam sony , 4,140mije leke blerje autoveture, 10,915 mije leke blerje llampa transmetimi dhe 27,384 mije leke blerje instalim pjese SNG,radiorele,antena,aksesore.Gjithashtu edhe vlera e grantit kinez eshte perfshire perkatesisht ne Drejtorine e Televizionit,ne Drejtorine e Aktualitetit dhe ne Drejtorine e Arkives ne Drejtorine e pergjithshme te RTSH.

Ndersa m.osrealizimi i vleres se parashikuar 495,080 mije leke lidhet me projektin e dixhitalizimit te RTSH.

Gjate ketij viti ishin parashikuar nje sere investimesh teknologjike, mjaft te rendesishme.

1. Investimi per rikonstruksionin e plote te kabines elektrike, qe sipas parashikimeve do te shkonte deri ne120,000 mije leke.

2. Investime per ndertimin e "Digitalb RTSH", pra per strukturen qe do lejoje transmetimin, me te gjithe kerkesat e duhura, te nje numri te madh programesh, ne drejtim te transmetimit dixhital te programeve tokesore te RTSH. Ky investim do ishte rreth 130 ,000 mije leke.

3. Nje sere investimesh per RTV lokale, ne masen rreth 10,000 mije leke. Te gjithe keto investime jane shtyre per me vone, per aresye se ende nuk ka filluar projekti i dixhitalizimit te teknologjise se transmetimeve tokesore te RTSH-se, i cili parashikohej te fillonte gjate vitit 2014.

Ky projekt,do te shoqerohej me nje pagese te menjehershme prej 15% te vleres se Pergjithshme nga RTSH. Gjate ketij viti parashikohej nje pagese e menjehershme per kete qellim. Nisur nga sa me siper, eshte vendosur qe per investimet e tjera do veprohet gjate vitit 2015 , pas firmosjes se kontrates per transmetimet tokesore dixhitale. 2014.

Pesha e shpenzimeve te cdo drejtorie ndaj totalit te shpenzimeve eshte si vijon :
-Drejtoria e Televizionit 19%
-Drejtoria e Radio Tiranes 13%
-Drejtoria Stacioneve .rtv 17%
-Drejtoria Aktualitetit 7%
-Drejtoria Programit Satelitor 2%
-Drejtorite e Radiove lokale 1% secila

Ne Drejtorine e Pergjithshme perqindja eshte ~38%,por ne kete drejtori jane perqendruar shpenzimet per Investime,Projekte filmike e artistike,Oorganizma Nderkombetare,shperblime,Materiale dhe Ssherbimi per te trete, te cilat i sherbejne te gjitha drejtorive te struktures se RTSH.

C.Krahasimi i Shpenzimeve te viteve 2013,2014

Ne
Nr. Emërtimi VITI 2013,Ne 000/leke VITI 2014.Ne 000/leke
1 Paga,shperblime ,sig.shoqeror 696,438 735,020
2 Materiale,lende djegese 46,422 43,249
3 Projekte filmike,artistike,etj 200,258 181,706
4 Organizma Nderkombetar 114,243 110,654
5 Sherbime nga te trete si:en.el.,uje,telekom,roje civile 154,748 194,899
6 Shpenzime udhetimi e dieta 45,628 66,308
7 Shpenzime te tjera operative(honorare,pritje percj.etj 28,392 36,938
8 Shpenzime per investime 57,820 70,221
9 Fondi I prodhimit te pavarur 0
TOTALI 1,343,949 1,423,775

Niveli i shpenzimeve gjate vitit 2014 ka qene 7% me i larte ne krahasim me vititn 2013.
-Rritja ne zerin paga,sig.shoq etj ~ 5% ,ka ardhur si rezultat i rritjes se pagave ne muajin Prill 2013, si edhe i ndryshimeve strukturore gjate vitit 2014.

-Rritja ne zerin e sherbimeve per te trete ka ardhur kryesisht nga sherbime shtese te realizuara gjate ketij viti per te drejten e autorit,sherbime interneti,sherbim kampionati boteror i Futbollit(spotet publicitare),si edhe shpenzimet per transmetimin e ardhjes se papes ne Shqiperi ne muajin shtator 2014.

-Rritja ne zerin e udhetim e dieta dhe shpenzime te tjera operative(honoraret) ka ardhur si rezultat i kalimit ne emisione te struktures i projekteve filmike dhe artistike.Nga sa mund te shihet zeri i projekteve ka nje ulje ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar.Gjithashtu gjate kesaj periudhe te vitit 2014 jane pasqyruar te gjitha ngjarjet per marrjen e statusit te vendit kanditat ne BE,zgjedhjet ne Kosove etj.,transmetimin live te evenimenteve sportive nga perfaqsues te RTSH etj.
Te gjithe zerat e tjere jane realizuar pothuaj ne te njejtin nivel si ne vitin 2013.

RTSH gjate vitit 2014 ka ne afat te gjitha detyrimet kontraktore ndaj te treteve dhe ka kryesisht detyrime te krijuara vetem gjate muajit dhjetor,te pritshme per tu likuiduar ne muajin Janar 2015.

LIVE STREAMS
  • TVSH
  • Radio Tirana
  • Radio Tirana 2
  • Radio Tirana 3
PROGRAMI TVSH
PROGRAMI PËR DITËN E MARTË, 26 MAJ 2015

07:00 LAJME (Shkurt)
07:05 MIRËSEVJEN
08:00 LAJME
08:10 MIRËSEVJEN
09:00 NATA E PARË EUROSONG 2015
09:30 LIDHJE DIREKTE NGA PRECIDENCA
10:00 LAJME
10:20 FILM VIZATIMOR - KUNG FU DINO
10:40 FILM VIZATIMOR - Ç\'PO SHPIK ANDI
11:00 AUDITOR ARSIMI (Ritransmetim)
13:00 LAJME
13:20 FILM VIZATIMOR - KUNG FU DINO
13:45 KOLOR
16:00 LAJME
16:35 NETËT E KLIPIT
18:00 ZËRI I AMERIKËS
18:35 PARALEL
20:00 LAJME
20:40 KUSH ËSHTË?
21:00 EKONOMIA QË DUAM
22:00 FTESË PËR RRËFIM - ZAMIRA RAMI
22:30 LAJME
23:10 PËRTEJ FUTBOLLIT - MATKO DJARMATI
00:10 FILM - DO TË FLE KUR TË KEM VDEKUR
02:00 MIRËSEVJEN (Ritransmetim)
03:30 PARALEL (Ritransmetim)
04:50 SERIAL - THE MENTALIST
06:25 DOKUMENTAR - PIRAMIDA E MBRETIT ZOHER NË SAKRAH