Shqipėria dhe Kosova janė shprehur pėr intensifikimin e marrėdhėnieve ushtarake. Gjatė njė vizite nė Tiranė tė Komandantit te KFOR-it Markus Bentler, autoritetet ushtarake tė tė dy vendeve kanė bėrė tė ditur ngritjen e njė zyre kordinimi tė strukturave ushtarake tė tė dy vendeve.
Autoritetet ushtarake kanė biseduar nė takime tė veēanta perkatėsisht ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe mė pas shefin e shtabit tė pėrgjithshėm te Forcave tė Aarmatosura tė Shqipėrisė Maksim Malaj. Komandanti i KFOR-it Mrkus Bentler ėshtė deklaruar gjithashtu pėr avancimin e pėrcjelljes sė kompetencave ushtarake nė Kosovė, gradualisht nė duart e kontigjentit vendas.
Sė shpejti 114 km vijė kufitare midis Shqipėrisė dhe Kosovės do tė jetė kompetencė kryesore e policisė ushtarake tė Kosovės. Trupat e KFOR-it do tė jenė atje tė pranishem, por korpusi qendror pėrgjegjės per kufirin, do tė jenė strukturat e Kosovės. Bashkėbiseduesit kanė bėrė tė ditur diskutimin e njė spektri tė gjėre temash qė nga ato tė bashkėpunimit tė nevojshėm, deri te ato strategjike pėr secilin vend. Nė kėtė kuadėr shefi i shtabit Malaj ka njoftuar reformimin nė faza tė ushtrisė shqiptare.