KRYETARJA E KUVENDIT, JOZEFINA TOPALLI NDERON FIGURĖN E MĖSUESIT

Nė prag tė 7 marsit, Ditės sė Mėsuesit dhe ditėlindjes sė shkollės sė parė shqipe, nėn kujdesin e Kryetares, Jozefina Topalli, Kuvendi i Shqipėrisė hapi dyert nė njė takim qė mblodhi mėsues nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė. Deputetetė tė Kuvendit patėn kėnaqėsinė tė shoqėroheshin nė kėtė takim nga mėsuesit e tyre. Ky takim nuk ishte vetėm shprehje e mirėnjohjes sė thellė dhe respektit pėr pėrkushtimin dhe punėn e palodhur tė mėsuesve, por pėr tė gjithė tė pranishmit ishin ēaste emocionale tė ndarė ndėrmjet mėsuesve dhe nxėnėsv tė dikurshėm,  disa prej tyre sot deputetė nė nė Kuvendin e Shqipėrisė.

 

 

 

Nė fjalėn pėrshėndetėse, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh se prania e kaq shumė mėsuesve nė njė prej sallave qė nė kohėn e regjimit ka qenė sallė e byrosė politike, e ka transformuar atė, duke i dhėnė asaj dritė dhė shkėlqėim  nga dritė e diturisė qė mėsuesit shpėrndajnė ndėr breza. “Unė jam shumė e nderuar qė jam mes jush. Ju i keni dhėnė kėsaj salle plot dritė, tha  zonja Jozefina Topalli. Po, i keni dhėnė dritė sepse ju, mėsuesesit jeni udhėrrėfyesit tanė drejt suksesit. Ju pasuroni personalitetin e gjithsecilit prej nesh pėrmes njohurive por edhe dashurisė suaj. Ju jeni guida e jetės. Ju keni ditur tė kuptoni ēfarė fshihet brenda nesh. Ju, mėsuesit jeni frymėzuesit mė tė mėdhej tė njerėzimit. Misioni juaj ėshtė hyjnor. Ju formėsoni tė ardhmen. Ju jeni bujarė, misioni juaj i shenjtė ėshtė qė ju njohuritė tuaja t’ua jepni nxėnėsve, studentėve. Kjo ėshtė e mrekullueshme. Ju na keni mėsuar mė shumė prej zemrės dhe shpirtit tuaj sesa prej librave. Ndaj edhe ndikimi juaj shtrihet nė pafundėsi. Ky takim i sotėm ėshtė njė simbol i mirėnjohjes pėr tė gjithė devotshmėrinė dhe pėrkushtimin tuaj pa kufij”.

 

 

Nė emėr tė njė grupi mėsuesish qė sapo kanė mbyllur karrierėn e tyre tė mėsimdhėnies pėrcolli  pėrshėndetjet  dhe falenderimet zonja Violeta Xhanari, duke u ndalur vlerėsimin maksimal pėr mbėshtetjen qė Parlamenti i ka dhėnė mėsuesve nė 5 vitet e fundit.

 

 

 

“Takimi qė organizoni ėshtė njė vlerėsim qė i bėni figurės sė mėsuesit si Kryetare e Parlamentit, si nėnė, si ish-nxėnėse, por edhe si ish-kolege. Thuhet se ai shtet qė vlerėson mėsuesin ėshtė i destinuar tė zhvillohet, tė pėrparojė, se nga dora e tij del e ardhmja e kombit,” tha zonja Xhanari. Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Myqerem Tafaj i pranishėm i aktivitet tha se pėrveē njė letre urimi tė dėrguar pėr ēdo mėsues, sė bashku me Ministrin e Arsimit tė Kosovės, do tė pėrshėndesin nga Korēa, qyteti i Mėsonjėtores sė parė shqipe, tė gjithė mėsuesit shqiptarė kudo qė ndodhen.

 

 

 

Mėsuesit, disa prej tė cilėve ish-mėsues tė Kryetares sė Kuvendit dhe tė deputetėve tė  pranishėm nė kėtė takim, shprehėn kėnaqėsinė pėr ftesėn e marrė pėr njė takim kaq tė veēantė duke e vlerėsuar atė si njė mirėnjohje ndaj punės sė tyre nė vite dhe si mbėshtetje tė  traditės  mė tė mirė tė mėsimdhėnies. Aktorja e mirėnjohur Drita Pelingu, e ftuar nga ish studentja e saj, deputetja Rajmonda Bulku, ndau me tė pranishmet momente  nga puna e saj si pedagoge. “Puna pedagogjike pėr mua ka ecur krahas punės artistike. Kam punuar 33 vjet nė Akademinė e Arteve. Mendoj se pėr ēdo mėsues, pėr ēdo pedagog gjėja mė e bukur ėshtė kur studentėt apo nxėnėsit nuk e harrojnė. Puna pedagogjike ėshtė njė punė shumė e vėshtirė, por qė mua mė duket sikur mė ka zgjatur jetėn, sepse kisha tė bėja me tė rinj dhe nė punėn me ta vinte gazi i moshės, vinte fryma e kohės e unė pėrpiqesha tė ecja bashkė me ta,” tha zonja Pelingu. “Dhuroni vetėm dashuri pėr nxėnėsit, ky ėshtė ēelėsi i suksesit nė kėtė profesion”, ishte mesazhi kryesor qė mėsuesit pėrcollėn nė kėtė takim.  

 


 
Na Gjeni
Radio Tirana On Line    
Programet Ditore
Programet TV
Programi TVSH
 
Programet Satelit
Programi Ditor Satelit
 
Radio I
Programet Radio I
 
Radio II
Programet Radio II
 
Radio III
Programet Radio III
 
 
   
l    Home     l     Historiku     l     Ligji     l     Statuti     l     Taksa e aparatit     l     Keshilli drejtues     l     Bordi i Administrimit     l     Stafi     l     Publikime     l