Kryeministri Sali Berisha thirri sot pranė Kėshillit tė Ministrave njė mbledhje tė posaēme pėr tė diskutuar mbi M-Banking (Mobile-Banking), pėr mundėsinė e pėrdorimit tė celularėve nga qytetarėt pėr veprime dhe transferime bankare.
Nė kėtė mbledhje merrnin pjesė ministri i Financave z. Ridvan Bode, ministri i Shtetit z. Genc Pollo, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė z. Adrian Fullani, si dhe ekspertė e drejtues nga Ministria e Financave, Kėshilli i Ministrave, Enti Rregullator i Telekomunikacionit, Agjencia Kombėtare e Shoqėrisė sė Informacionit, etj.
Kryeministri Berisha theksoi se pėrdorimi gjerėsisht i celularėve nga qytetarėt shqiptarė pėr veprime bankare ėshtė njė standard qė duhet tė arrihet me shpejtėsi, duke sjellė kėshtu njė zhvillim tė madh nė pėrdorimin e internetit, si dhe duke qenė njė aspekt qė lehtėson ndjeshėm dhe ka leverdi tė madhe pėr qytetarėt shqiptarė. Kėshtu, lidhur me kėtė aspekt, Kryeministri Berisha solli shembujt e disa vendeve nė tė cilat brenda njė kohe tė shkurtėr dhe pėrmes implementimit tė teknologjisė, kjo praktikė ishte pėrqafuar nga miliona qytetarė dhe ka ndikuar ndjeshėm nė cilėsinė e tyre tė jetesės. Ky ėshtė njė shėrbim i rėndėsishėm, nėnvizoi Kryeministri, tė cilin shqiptarėt duhet ta kenė sa mė shpejtė dhe pėr kėtė qeveria do tė hartojė njė politikė stimuluese dhe njė plan eficent veprimi, nė mėnyrė qė sa mė shpejt tė kapen nivele tė tilla tė larta tė pėrdorimit tė internetit, nisur edhe nga pėrdorimi i gjerė i celularėve nė Shqipėri.
Kryeministri Berisha ngarkoi ngritjen e njė grupi pune, i cili do tė fillojė menjėherė nga puna pėr tė hartuar njė plan veprimi nė kėtė drejtim.