Nė ditėn e dytė tė vizitės sė tij nė Itali, kryeministri Sali Berisha ėshtė pritur nė njė takim tė vacantė nga homologu i tij italian Silvio Berlusconi. Nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp, kryeministri italian Berlusconi ka garantuar se Italia do tė mbėshtesė pėrmbushjen e aspiratės sė shqiptarėve pėr liberalizim tė plotė tė vizave ndėrsa ka theksuar se do tė shfrytėzojė tė gjitha potencialet e saj pėr tė siguruar qė Shqipėria tė marrė nė tetor statusin e vendit knadidat pėr nė BE. Berlusconi u shpreh se edhe nė takimet me krerėt e ballkanit ka nėnvizuar synimin e BE-sė pėr pėrfshirjen e kėtij rajoni si garanci pėr stabilitet.
Kreu i qeverisė italiane i ėshtė bashkuar apelit tė pėrseritur nga krerėt e tjerė tė BE-sė pėr kthim nė Kuvend tė opozitės si e vetmja rrugė pėr zhvillimin e dialogut nė njė shoqėri demokratike. Ai ka cilėsuar tė papranueshem bojkotimin e institucioneve.
Referuar kėsaj teme kryeministri Berisha ka ritheksuar se zgjedhjet e qershorit u vlerėsuan nga arbitri nderkombėtar si mė tė mirat e zhvilluara nė Shqipėri dhe se ato permbushen konsiderueshėm standartet e kėrkuara. Njėheresh kryeministri Berisha theksoi gadishmėrin e qeverisė sė tij pėr tė gjetur gjuhėn e dialogut me opozitėn dhe pėr tė pėrmbushur tė gjitha kėrkesat e saj nė lidhje me hetimin e zgjedhjeve brėnda kuadrit kushtetues.