Kryeministri Berisha njoftoi sot nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave ngritjen e njė Komiteti pėr organizimin e veprimtarive me rastin e 100 vjetorit tė lindjes sė Nėnė Terezės.
Ky vit, pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, do tė jetė viti i Nėnė Terezės. Kėtė vit, gruaja qė u shenjtėrua pėr sė gjalli dhe qė ia doli qė me misionin e saj tė pushtojė zemrat e jo miliona, por miliardave njerėzve nė planet e tė shpallet nėnė e mbarė njerėzimit, ka 100 vjetorin e lindjes sė saj. Nė tė gjithė jetėn e saj, Nėnė Tereza u shqua pėr besimin e saj tė jashtėzakonshėm tek Zoti, vlerat, dashuria dhe forca e saj transformuese, shpresa dhe forca e saj udhėrrėfyese. Askush nuk i ka dhėnė mė shumė nder dhe dinjitet njeriut, sesa ajo, me veprimtarinė dhe virtytet e saj, u shpreh Kryeministri dhe bėri tė ditur se ky Komitet do tė kryesohet nga Ministri i Kulturės, nė pėrbėrje tė tė cilit do tė jenė personalitete tė tė gjitha fushave.
Kryeministri Berisha u shpreh se 100 vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės nuk duhet tė karakterizohet nga pompoziteti dhe madhėshtia, tipare qė nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me shpirtin dhe karakterin e saj.
Ky projekt duhet dhe do tė udhėhiqet nga njė nderim dhe mirėnjohje e thellė mbarėpopullore ndaj veprės sė ndritur, trashėgimisė sė mrekullueshme qė ajo la pėr njeriun dhe pėr njerėzimin.
Duke theksuar se 100 vjetori i Nėnė Terezės duhet tė jetė kryengjarja e kėtij viti pėr kombin shqiptar, Kryeministri Berisha tha se aktivitetet duhet tė bashkėrendohen sė bashku me Konferencėn Episkopale dhe me faktorė tė tjerė tė rėndėsishėm.
Nė kėtė kontekst, Komiteti duhet tė bashkėrendojė edhe veprimtarinė me autoritetet e republikės sė Kosovės si dhe me ato tė republikės sė Maqedonisė, ku Nėnė Tereza ka lindur nė Shkup.
Nė kuadėr tė kėtij 100 vjetori, krahas aktiviteteve tė tjera, parashikohet edhe fillimi i ngritjes sė njė muzeu, nė sheshin me tė njėjtin emėr, kushtuar jetės dhe aktivitetit tė Nėnė Terezės.
Nė fjalėn e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:
Ky vit, pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, do tė jetė viti i Nėnė Terezės. Kėtė vit, gruaja qė u shenjtėrua pėr sė gjalli dhe qė ia doli qė me misionin e saj tė pushtojė zemrat e jo miliona, por miliardave njerėzve nė planet e tė shpallet nėnė e mbarė njerėzimit, ka 100 vjetorin e lindjes sė saj. Nė tė gjithė jetėn e saj, Nėnė Tereza u shqua pėr besimin e saj tė jashtėzakonshėm tek Zoti, vlerat, dashuria dhe forca e saj transformuese, shpresa dhe forca e saj udhėrrėfyese. Askush nuk i ka dhėnė mė shumė nder dhe dinjitet njeriut, sesa ajo, me veprimtarinė dhe virtytet e saj.
Pėr dekada me radhė, ajo dhe Urdhri qė themeloi u nderuan nė hapėsira, nė tė cilat ēdo gjė tjetėr, pėrveē Urdhrit tė saj, kishte pushuar sė vepruari. Nė njė kohė kur kishte pushuar sė vepruari mjekėsia, familja dhe institucionet e tjera bamirėse apo fetare, Nėnė Tereza gjendej aty, nė ndihmė tė qenieve tė braktisura tėrėsisht, duke ju ofruar dashurinė e njeriut, njerėzinė e tij, mirėsinė e shpirtit njerėzor, duke ju ofruar shpresėn si udhėrrėfyese tė jetės.
Ndaj duhet tė ngrihet njė Komitet, i kryesuar nga Ministri i Kulturės dhe i pėrbėrė nga personalitete tė tė gjitha fushave. Njė grup pune ka qenė aktiv dhe prej disa kohėsh ėshtė marrė me hartimin e njė projekti pėr kėtė 100 vjetor, i cili nuk mund tė karakterizohet nga pompoziteti dhe madhėshtia, tipare qė nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me shpirtin dhe karakterin e Nėnė Terezės. Ky projekt duhet dhe do tė udhėhiqet nga njė nderim dhe mirėnjohje e thellė mbarėpopullore ndaj veprės sė ndritur, trashėgimisė sė mrekullueshme qė ajo la pėr njeriun dhe pėr njerėzimin.
Nėnė Tereza, siē e ka shprehur edhe vetė, me gjak ishte shqiptare, por, nė tė vėrtetė, pėr pėrkatėsi vendi ajo ishte Nėnė Tereza e Kalkutės, sepse Kalkuta ishte qyteti, ku ajo zgjodhi tė pėrballej pėr dekada e dekada me vuajtjen dhe dhimbjen njerėzore. Ai ishte qyteti, ku hapėsirat e tė pėrjashtuarve, e tė braktisurve ishin mė tė mėdha, sesa nė qytetet e tjera. Theksova kėtė moment se njė bashkėrendim ndėrkombėtar i kėtij 100 vjetori ėshtė i domosdoshėm. Por e theksoj edhe njė herė gjithēka jashtė pompozitetit, shkėlqimeve protokollare, gjithēka nė sensin mė njerėzor dhe kjo ėshtė mėnyra mė e mirė e nderimit tė saj.
Kryeqyteti i vendit ka njė ndėr sheshet mė tė bukura jo vetėm tė Shqipėrisė, por edhe mė gjerė, qė mban emrin e saj. Ky shesh duhet tė ketė pėrkujdesjet e nevojshme pėr kėtė 100 vjetor. Shtatorja e Nėnė Terezės ėshtė e vendosur, mendoj, me njė pėrzgjedhje jo tė goditur, ndaj ajo duhet tė zhvendoset nga pozicioni qė ndodhet e tė vendoset nė sheshin qė mban emrin e saj.
Nga grupi i punės ka njė ide qė tė ngrihet njė muze pėr tė paraqitur e njohur qytetarėt shqiptarė dhe miqtė qė vijnė nė Shqipėri me jetėn dhe veprėn e Nėnė Terezės. Ka pasur mendime tė ndryshme dhe kjo ėshtė normale, por nė tėrėsi predominon mendimi se nuk bėhet fjalė pėr ndonjė vepėr gjigande, por pėr njė muze qė tė shprehė tė gjithė dhuntitė e shpirtit tė saj. Ndaj nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės dhe autoritetet e qeverisė vendore tė kryeqytetit duhet tė procedohet qė hapėsira midis rektoratit dhe Muzeut Arkeologjik pėrbėn njė hapėsirė mjaft tė goditur pėr njė muze, nė proporcion me pėrmasat e sheshit. Nė kėtė projekt janė bėrė punė dhe nė dijeninė time janė ofruar arkitektė pėr tė dhuruar projektin e kėtij muzeu. Tė shytohet projekti, tė bėhet oponenca dhe fillimi i punimeve duhet tė arrihet nė kuadrin e 100 vjetorit tė ditėlindjes sė saj.
Nė Tiranė ekziston shtėpia e njė familjeje fisnike qytetare, familje e nderuar, nė tė cilėn nėna dhe motra e Nėnė Terezės kanė jetuar pėr njė kohė tė gjatė. Kjo shtėpi duhet tė merret nė mbrojtje nga Ministria e Kulturės. Fillimisht, duhet tė pėrcaktohet si shtėpi e mbrojtur, mė vonė mund tė shqyrtohen edhe vendime tė tjera. Po kėshtu, nė Shkodėr ekziston njė shtėpi tjetėr, ku i vėllai dhe motra e saj kanė jetuar. Gjithashtu, edhe kjo shtėpi duhet tė merret nė mbrojtje.
Aktivitetet duhet ti parashikohen dhe bashkėrendohen sė bashku me Konferencėn Episkopale dhe me faktorė tė tjerė tė rėndėsishėm. 100 vjetori i Nėnė Terezės duhet tė jetė kryengjarja e kėtij viti pėr kombin shqiptar. Nė kėtė kontekst, Komiteti duhet tė bashkėrendojė edhe veprimtarinė me autoritetet e republikės sė Kosovės, si dhe me ato tė republikės sė Maqedonisė, ku Nėnė Tereza ka lindur nė Shkup.
Zoti Ministėr i Kulturės duhet tė ndėrmerren tė gjitha hapat qė shqiptarėt tė shprehin tė gjithė nderimin e merituar ndaj shqiptares mė tė shquar tė tė gjitha kohėrave, gruas mė tė madhe tė njerėzimit pėr kohėn qė jetoi.