Nėn drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua sot mbledhja e grupit parlamentar tė Partisė demokratike, gjatė se cilės kryeministri informoi lidhur me dyfishimin e eksporteve Made in Albania nė janarin e kėtij viti krahasuar me vitin 2009, si dhe rritjen e ndjeshme tė rieksporteve.
Kryeministri vuri nė dukje se statistikat faktojnė qė nė janarin e viti 2009 Shqipėria eksportoi 56, 7 mijė ton mallra me nje vlerė prej 1 miliard e 413 milion lekė,kurse nė janarin e viti 2010 eksportet shqiptare rriten nė rreth 103 mijė ton. Kjo rritje nė tonazh theksoi kryeministri, nė mėnyrė tė pėrpiktė dhe akoma mė tė thelle ndjek rritjen nė vlerė nga 1 miliard e 400 milion tė janarit tė vitit 2009, eksportet e janarit tė vitit 2010 arrijnė nė 3 miliard e 455 milion lekė, pra mbi 100 %.
Kryeministri Berisha bėri tė ditur gjatė kėsaj mbledhje, zbulimin e njė varreze masive nė veri tė Tiranės. Mjerisht mė duhet tė kaloj nga njė lajm i mirė, nė njė lajm thellėsisht tronditės, prekės deri nė thellėsi tė shpirtit dhe ndėrgjegjes njerėzore. Zbulimin e varrezės masive nė veri tė Tiranės. Nė kėtė vend nė afėrsi tė njė reparti ushtarak janė gjetur trupat e 19 tė ekzekutuarve me nje plumb nė kokė. Kryeministri u shpreh se qeveria do ta trajtojė nė mėnyrėn mė serioze dhe tė vendosur kėtė cėshtje.
Kjo varrezė me njerėz tė ekzekutuar nga regjimi komunist, u shpreh kryeministri ėshtė njė apel pėr tė gjithė shoqėrinė shqiptare pėr tė mos i lėnė shpirtrat e tyre nė harresė.
Nė fjalėn e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:
Sė pari dėshiroj tu pėrshėndes dhe vij tek ju me dy probleme njėri prej tė cilėve thellėsisht pozitiv dhe i paprecedent qė konsiston nė dyfishimin e eksporteve Made in Albania, nė janarin e kėtij viti, krahasuar me janarin e vitit 2009, si dhe rritjen e ndjeshme tė rieksporteve nė janarin e kėtij viti krahasuar me vitin 2009. Statistikat faktojnė se nė janarin e viti 2009 Shqipėria eksportoi 56, 7 mijė ton mallra me njė vlerė prej 1 miliard e 413 milion lekė. Kurse nė janarin e viti 2010 eksportet shqiptare rriten nė rreth 103 mijė ton. Kjo rritje nė tonazh nė mėnyrė tė pėrpiktė dhe akoma mė tė thelle ndjek rritjen nė vlerė , nga 1 miliard e 400 milion qė ishin eksportet e janarit tė viti 2009, nė 3 miliard e 455 milion lekė, nė janarin e 2010-s,pra mbi 100 % . Kjo ėshtė rritja mė ė madhe, mė e paparė ndonjėherė ēka dėshmon se ekonomia shqiptare nis me njė stad tė paprecedent.
Kėto ditė po lexoja parashikimet e njėrės prej bankave mė tė mėdha dhe mė serioze tė Evropės dhe vlerėsimet pėr ekonominė shqiptare ishin mė maksimalet. Sipas vlerėsimeve tė Bankės Uni Credit, ndėr mė kryesoret nė Evropė, Shqipėria kėtė vit do tė ketė njė rritje rreth 9 %. Kur e lexova para dy ditėsh pėrshėndeta parashikimin optimist, por gjithashtu urova qė ta kemi, por kur shoh kėto statistika,them me bindje se parashikimi do tė jetė njė realitet. Po kjo bankė jep njė rritje prej 7 % pėr vitin 2009. Megjithatė eksporti dhe rritja e tij nė njė ekonomi si kjo e jona , e cila nuk ka si qėllimin mė kryesor rritjen e eksporteve ėshtė jashtėzakonisht domethėnėse. Reformat e kėtij vendi janė konsoliduar. Kjo do tė thotė punėsim dhe garanci pėr vendet e punės, pėr kontingjentin mė tė madh tė tė punėsuarve nė sektorin privat. Rieksportet janė mallrat ė cilat vijnė pėr tu pėrpunuar nė Shqipėri dhe rieksportohen. Shumica janė prodhimet e kėpucėve, tekstilet dhe tė tjera. Edhe ato kanė njė rritje tė admirueshme, por rėndėsinė kryesore e ka eksporti I vendit. Ai tregon forcėn e ekonomisė sė vendit, por pėr hir tė sė vėrtetės edhe nė sektorin e rieksportit ku janė mbi 100 mijė shqiptarė tė punėsuar pritet njė vit I bardhė, I bardhė si dėbora e Dajtit, tė cilėn pata kėnaqėsinė e madhe ta shijoj. Duhet ta dini se nga tė gjitha bulevardet e natyrės, pėr mua dėbora ėshtė bulevardi i tė gjitha bulevardeve.
Rieksportet nė vitin 2009 kanė qene 6,2 mijė ton me njė vlerė prej 5,2 milard. Nė vitin 2010 vlera e tyre ėshtė rritur nė 6 miliard. Pra ka njė rritje nė muaj prej 800 milion dhe njė rritje prej rreth 17 apo 18 % krahasuar me janarin e viti tė kaluar ēka do tė thotė se ka njė shtim tė sigurte tė vendeve tė punės dhe punėsim nė kėtė sektor shumė punėsues. Ky ėshtė sektori mė punėsues nė Shqipėri krahasuar me sektorėt e tjerė. Mund tru them kėtu se tė tilla janė edhe tė dhėnat e bankave tė cilat kanė patur njė rikthim tė shpejtė tė depozitave. Tė nderuar deputetė ky ėshtė njė fillim shumė I mbarė. Ekonomia shqiptare ėshtė entuziaste, ndofta nuk kam statistika tė tjera, por jam i sigurte se nuk ka vend tjetėr qė shėnon dyfishimin e eksporteve nė janarin e 2010-s. Pra nis njė vit shumė i mbarė.
Mjerisht mė duhet tė kaloj nga ky lajm, nė njė lajm thellėsisht tronditės, prekės deri nė thellėsi tė shpirtit dhe ndėrgjegjes njerėzore. Zbulimin e varrezės masive nė veri tė Tiranės. Nė kėtė vend nė afėrsi tė njė reparti ushtarak janė gjetur trupat e 19 tė ekzekutuarve me njė plumb nė kokė. Nuk dihet koha. Nuk dihet nė se janė kėto tė grupit tė deputetėve, apo janė tė ekzekutuar pa gjyq, apo ndoshta janė tė vitit 90 dhe tė ngjarjeve tė ambasadave.Kėtė do ta thonė rezultatet e analizave. Pėr sa i pėrket vitit 90 unė nuk kam dijeni, por nė atė kohė siē e dini gazeta gojore fliste se janė rreth 50 tė ekzekutuar nė malin me gropa. Mė duhet tu rrėfej kėtu se nė 12 gusht tė vitit 1990 nė takimin me intelektualė qė diktatori Ramiz Alia zhvilloi, ishte skulptori Montaz Dhrami qė me njė kurajė qytetare, teksa po diskutonin pėr lirinė e informacionit dhe po e kėrkonin lirinė e informacionit si njė tė drejtė, zoti Dhrami tha kėto fjalė: Shoku Ramiz, kjo ėshtė e domosdoshme sepse nė Tiranė flitet pėr 50 tė pushkatuar nė malin me gropa. Pėrgjigja ishte se mali ka gropa, por nuk ka kufoma. Nuk mund tė bėj asnjė lidhje pėr kohėn e ekzekutimit, por e vėrteta ėshtė se ato janė ekzekutuar me njė plumb pas koke. Do tė bėhet njė analizė e hollėsishme. Duhet tė identifikohen kufomat nėpėrmjet AND-sė dhe tė gjitha analizave te tjera.
Ligji i lustracionit, nė konflikt tė plotė interesi u hodh poshtė. Po pavarėsisht nga ky gjykim, demokracia nuk mund tė flerė mbi varre. Ne sė pari duhet tė krijojmė njė organizėm tė veēantė, ta pajisim me tė gjitha mekanizmat e duhura pėr tė kėrkuar tė ekzekutuarit, kudo qė ata janė. Di qė njė grup deputetėsh, intelektualėsh po shqyrtojė mundėsinė e referendumit. Nė parlament kemi ligjin pėr ngritjen e institutit tė kujtesės kombėtare. Ju lutem ta shqyrtoni ligjin dhe tė avanconi ngritjen e kėtij instituti i cili dallon nga instituti polak, i cili ka seksione policie, seksione gjykatash, etj. Ky ėshtė njė institut i ngjashėm me institutin ēek, i cili synon tė zbardhė tė gjithė tė vėrtetėn e barbarive tė regjimit komunist.
Instituti ka gjithashtu tė drejtėn e dėrgimit nė prokurorinė e vendit tė materialeve tė cilat faktojnė krime tė rėnda, por nuk ka tė drejtė tė ketė as seksione prokurorie, hetuesie, apo gjykate. I tillė ėshtė vetėm instituti i kujtesės sė Republikės sė Polonisė.
Edhe ky institut me punėn e tij, me studimet e tij, me tė vėrtetat qė do tu paraqesė shqiptarėve, mund tė japė njė kontribut nė ndarjen e shoqėrisė shqiptare nga periudha mė e zezė, mė mizore, mė barbare e historisė sė saj, qė ishte diktatura hoxhiste. Por ngritja e njė institucioni apo e njė task force, e cila tė mund tė gjejė trupat e tė rėnėve pėr liri dhe dinjitet njerėzor pėr besimin tek zoti, besimin tek vendi, besimin tek vlerat, ėshtė e domosdoshme.
Janė tė shumtė qytetarėt qė mė adresohen me mesazhe. Nuk ka emision televiziv, qė ata tė mos shprehin kėrkesėn e parė me aq pak zė sa kanė nė media, pikėrisht pėr mundėsinė e gjetjes sė varrit. Askush nuk e di se ku prehen eshtrat e luftėtarėve tė lirisė, qė nė kuadrin e kompanisė 4000 hynė nga tė gjitha anėt nė territorin e Shqipėrisė pėr tė pėrmbysur diktaturėn. Qeveria ka marrė njė vendim qė ti shpallė ata, dėshmorė tė lirisė. Vendimi duhet tė konkretizohet sepse ata erdhėn me njė mision tė madh pėr tė ēliruar vendin nga diktatura. U parashutuan, hynė nga territore tė tjera me njė qėllim tė vetėm pėrmbysjen e regjimit komunist.
Po kėshtu ekzekutimet dhe zhdukja e trupave kanė shoqėruar diktaturėn deri nė fundin e saj vitin '89. Varri i pėrbashkėt qė u zbulua ėshtė njė apel i madh pėr shoqėrinė shqiptare. Shpirtrat e tyre dėrgojnė njė apel tė madh shqiptarėve: Mos na harroni, ky ėshtė apeli I tyre. Ata nuk i ekzekutoi as serbi as pushtuesit e tjerė. Ata i ekzekutoi regjimi i Enver Hoxhės. Ndaj dhe ne duhet ta trajtojmė nė mėnyrėn mė serioze, mė tė vendosur kėtė ēėshtje. Nė vende tė tjera ish komuniste ėshtė bėrė shumė mė tepėr pėr gjetjen e varrezave dhe tė trupave. Askush nuk e di se ku prehen kolosė dhe intelektualė tė kombit, luftėtarė tė paepur tė lirisė sė tij, themelues tė pavarėsisė sė kėtij vendi, por edhe qytetarė tė thjeshtė tė cilėt ekzekutoheshin vetėm e vetėm qė Shqipėria tė mbahej nėn terror.
E nisa me njė lajm shumė pozitiv , por u detyrova tė ndalem kėtu sepse varreza e pėrbashkėt e Dajtit ėshtė njė apel pėr ndėrgjegjen qytetare, tė shqiptarėve qė sot janė tė lirė. Qeveria do tė vendosė shpėrblim pėr tė gjithė ata qė do tė kontribuojnė dhe qė kanė dijeni. Personi qė e gjeti kėtė varrezė do tė shpėrblehet. Ne kemi njė detyrim tė madh qė tė mos e lemė nė harresė tė gjitha ata qė u martirizuan pėr lirinė dhe vlerat e saj.