Kryetari i PS-sė, Edi Rama, njėkohėsisht kryetar i bashkisė sė Tiranės, votoi sot rreth ores 10:40, nė qendrėn e votimit numėr 1902/, nė mjediset e shkollės "Pjetėr Budi" nė kryeqytet. Nė njė prononcim pėr gazetarėt pas votimit pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė vendit, z. Rama u bėri thirrje qytetarėve shqiptarė qė tė marrin pjesė nė votime, ndėrsa nėnvizoi se njė masė e jashtėzakonshme emigrantėsh janė kėtu pėr tė marrė pjesė nė kėtė vendim historik. "Njė vendim tė cilin populli sovran do ta thotė dhe unė jam shpresėplotė se populli do ta marrė brenda gjithė normalitetit politik dhe qetėsisė qė meriton. Normalitet dhe qetėsi qė duhet tė jetė njė garanci e dhėnė nga tė nga tė gjitha forcat e rendit nė territorin shqiptar, por edhe nga forca qytetare qė ne kemi angazhuar, tė vendosura pėr tė nxjerrė nė fund vendimin e paprekur, tė pacėnuar dhe tė padeformuar tė popullit", tha ai.
Sipas z. Rama, vota nė raste tė caktuara ėshtė mundėsia pėr tė bėrė histori dhe sot secili mund tė bėjė histori duke votuar. "U bėj thirrje qytetarėve qė ta bėjnė qetėsisht dhe paqėsisht kėtė, pasi ne jemi sot nė sytė e gjithė botės qė na vėshtron. Jemi nė sytė e tė gjithė partnerėve ndėrkombėtare qė na kanė ndihmuar bujarisht nė rrugėtimin tonė tė vėshtirė dhe qė sot kėrkojnė nga ne njė shprehje tė maturisė dhe vullnetit tonė pėr tu bėrė pjeė integrale e Bashkimit Evropian, ku zgjedhjet e lira dhe tė ndershme janė parakusht i gjithēkaje tjetėr", tha Rama. Ai shtoi se "pėrsėris apelin tim pėr Kryeministrin e vendit qė tė kontribuoj dhe tė presė qetėsisht rezultatin e votimit dhe rezultatin e popullit sovran".