Kryeministri Sali Berisha, njėkohėsisht kryetar i Partisė Demokratike dhe bashkėshortja e tij, znj. Liri Berisha votuan sot rreth orės 09:50 nė qendrėn e votimit nr.1728, e vendosur nė mjediset e Liceut Artistik Jordan Misja, qė pėrfshihet nė njėsinė bashkiake nr. 2. Nė njė prononcim pėr mediat pas votimit, kryeministri u bėri thirrje gjithė qytetarėve shqiptarė qė tė shkojnė masivisht nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 28 qershorit dhe tė mos votojnė familjarisht, por individualisht, njė standard ky shumė i rėndėsishėm.
Pėrshendes tė gjithė qytetarėt shqiptarė nė kėtė ditė, nė tė cilėn ata takojnė dhe vendosin fatin e tyre, tha Kryeministri Berisha, duke shprehur bindjen se nė kėto zgjedhje nuk do tė ketė tė humbur. Nė kėto zgjedhje tė lira dhe tė ndershme do tė fitojė ēdo shqiptar. Kėto janė zgjedhje me tė cilat shqiptarėt firmosin projektin e tyre evropian, theksoi Kreu i Qeverisė. Kryeministri pėrshėndeti vėzhguesit e huaj qė kanė ardhur pėr tė monitoruar procesin zgjedhor nė Shqipėri si dhe dhjetėra mijėra emigrantė qė kanė ardhur pėr tė votuar nga tė katėrta anėt e botės, ku ata jetojnė dhe punojnė.
Zgjedhjet e pėrgjithshme tė 28 qershorit janė tė shtatat qė zhvillohen nė Shqipėri, nga vendosja e sistemit pluralist nė vitin 1991. Nga ajo periudhė tre herė fituese janė shpallur forcat e djathta dhe tre herė ato tė majta. Nė zgjedhjet e 28 qershorit konkurrojnė 34 subjekte zgjedhore, 33 prej tė cilave janė grupuar nė katėr koalicione, dy tė spektrit tė djathtė dhe dy tė majtė. Me votėn e tyre qytetarėt shqiptarė do tė zgjedhin 140 deputetėt e parlamentit tė ardhshėm, ku forca politike qė do tė sigurojė shumicėn parlamentare propozon mė pas qeverinė qė do tė drejtojė vendin nė katėr vitet nė vazhdim.