Nė orėn 07:00 ka nisur zyrtarisht procesi i votimit pėr zgjedhjet parlamentare 2009 nė Republikėn e Shqipėrise. Sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit hapen nė orėn 07.00 dhe mbyllen nė orėn 19.00. Pėr zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit janė regjistruar mbi 3 milion e 80 mijė votues, bazuar mbi tė dhėnat e regjistrit kombėtar elektronik, i cili u pastrua nga pasaktėsitė disa muaj para zgjedhjeve. Nė tė gjithė vendin janė ngritur mbi 4750 qendra votimi, ndėrsa procesi do tė administrohet nga 66 komisione zonalė tė administrimit zgjedhor.