Koalicioni i djathtė "Aleanca pėr ndryshim", i kryesuar nga Partia Demokratike nė pushtet ėshtė grupimi politik mė i madh nė kėto zgjedhje, me 16 parti. Koalicioni i dytė i djathtė ėshtė "Poli i Lirisė", i drejtuar nga ish-kryeministri Aleksandėr Meksi, qė pėrbėhet nga 6 parti. Dy koalicionet e majta konkurruese janė, "Bashkimi pėr Ndryshim" me pesė parti pjesėmarrėse dhe i kryesuar nga PS, dhe "Aleanca Socialiste pėr Integrim", i pėrbėrė nga 6 parti dhe i drejtuar nga LSI, e ish-kryeministrit Ilir Meta.
Pėrveē 4 koalicioneve tė mėsipėrme, nė garėn e sotme do tė marrin pjesė dhe Partia "Ligj dhe Drejtėsi", e drejtuar nga Spartak Ngjela, e cila do tė konkurrojė e vetme. Ndėrkohė, qė nė fletėn e votimit pėr Qarkun e Tiranės, do tė konkurojė dhe njė deputet i pavarur, Abdulla Omuri, pėrfaqėsues i komunitetit tė invalidėve.