Nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 28 qershorit 2009 nė Shqipėri do tė konkurrojnė 34 subjekte zgjedhore, 33 prej tė cilave janė grupuar nė katėr koalicione, dy tė spektrit tė djathtė dhe dy tė majtė. Me votėn e tyre qytetarėt shqiptarė do tė zgjedhin 140 deputetėt e parlamentit tė ardhshėm, ku forca politike qė do tė sigurojė shumicėn parlamentare propozon mė pas qeverinė qė do tė drejtojė vendin nė katėr vitet nė vazhdim.
Pjesėmarrja nė zgjedhje e partive politike tė grupuara nė koalicione pėrbėn njė risi pėr vendin tonė, e cila pasohet nga ndryshimi i sistemit zgjedhor, nga maxhoritar proporcional, nė proporcional rajonal. Zgjedhjet e 28 qershorit janė tė parat nė Shqipėri qė zhvillohen me sistemin e ri proporcional rajonal. Zgjedhjet e 28 qershorit janė tė shtatat qė zhvillohen nė Shqipėri, nga vendosja e sistemit pluralist nė vitin 1991. Nga ajo periudhė tre herė fituese janė shpallur forcat e djathta dhe tre herė ato tė majta.