DEKLARATĖ E SENATORIT BOB DOLE

Ndėrkohė qė Shqipėria po pėrgatitet pėr zgjedhjet parlamentare tė 28 Qershorit, unė pėrshėndes popullin shqiptar pėr arritjet e tyre tė mėdha nė vitet e fundit.  Unė do tė doja gjithashtu tė pėrgėzoja Kryeministrin Berisha, Presidentin Topi dhe kabinetet e tyre pėr progresin e madh tė Shqipėrisė.  Siē pranohet nga rezoluta e paraqitur sė fundi nė Senatin e Shteteve tė Bashkuara, shteti shqiptar tashmė ėshtė mė i fortė se kurrė.  Ėshtė njė demokraci aktive me njė ekonomi me orientim tė tregut.  Institucionet e saj politike janė tė shėndetshme dhe reformat e fundit kanė pėrforcuar kushtetutėn e saj. 

Shqipėria gjithashtu ka luajtur njė rol konstruktiv nė promovimin e stabilitetit nė vendet e rajonit Ballkanik, nė veēanti nė Kosovė dhe Maqedoni.  Nga pėrparimet mė tė rėndėsishme nė rangun ndėrkombėtar tė Shqipėrisė, ėshtė pranimi i saj nė gjirin e NATO-s si njė anėtare me tė drejta tė plota.Shqipėria gjithashtu ka pėrparuar nė efikasitetin e forcave policore dhe ka rritur pėrpjekjet nė luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit.  Pėrveē kėsaj, nė kėto kohė sfidash, Shqipėria vazhdon tė synojė rritje tė mėtejshme nė investimet e huaja dhe ekonominė e saj vendore.  Populli shqiptar dhe udhėheqėsit e tyre kanė shumė gjėra pėr tė qenė krenar.  Unė ju dėrgoj urimet mė tė pėrzemėrta kur t’i drejtoheni kutive tė votimit pėr tė thelluar mė tej pėrkushtimin nė demokraci, liri dhe mirėqenie.

 


 
Na Gjeni
Radio Tirana On Line    
Programet Ditore
Programet TV
Programi TVSH
 
Programet Satelit
Programi Ditor Satelit
 
Radio I
Programet Radio I
 
Radio II
Programet Radio II
 
Radio III
Programet Radio III
 
 
   
l    Home     l     Historiku     l     Ligji     l     Statuti     l     Taksa e aparatit     l     Keshilli drejtues     l     Bordi i Administrimit     l     Stafi     l     Publikime     l