TOPI- ERDOGAN I VLERESOJNE TE SHKELQYERA MARĖDHĖNIET MES DY VENDEVE
Presidenti i Republikės, Prof. Dr. Bamir Topi, priti sonte nė njė atmosferė tė ngrohtė e miqėsore Kryeministrin e Turqisė, Rexhep Taip Erdogan dhe delegacionin qė e shoqėron gjatė vizitės zyrtare nė vendin tonė. Presidenti Topi shprehu kėnaqėsinė e veēantė tė kėtij takimi dhe vlerėsoi nivelin e shkėlqyer tė dialogut politik midis dy vendeve tona, qė reflektohet, ndėr tė tjera, nė intensitetin e vizitave reciproke tė nivelit tė lartė. "Turqia ėshtė njė vend mik i ngushtė i Shqipėrisė dhe i shqiptarėve, e tashmė do tė jetė njė partner strategjik i saj nė rajon e mė gjerė. Ndaj dhe forcimi e zgjerimi nė vazhdimėsi i marrėdhėnieve me Turqinė, pėr tė cilat ne krenohemi, pėrbėn prioritet tė rėndėsishėm tė politikės sė jashtme tė Shqipėrisė" – theksoi Presidenti Topi. 

Presidenti Topi shprehu mirėnjohje pėr pėrkrahjen dhe ndihmėn e madhe qė Turqia i ka dhėnė Shqipėrisė gjatė gjithė procesit drejt anėtarėsimit tė plotė nė NATO dhe theksoi se kontributi i Turqisė pėr realizimin e kėtij objektivi strategjik kombėtar pėr Shqipėrinė, ka qenė jo vetėm politik, por edhe nė drejtim tė reformimit e modernizimit tė Forcave tona tė Armatosura. Kreu i shtetit shqiptar, vuri nė nė dukje se Turqia mbetet njė partner i rėndėsishėm ekonomik e tregtar pėr Shqipėrinė, gjė qė e tregon bashkėpunimi ekonomik dhe shkėmbimet tregtare midis dy vendeve tona, tė cilat kanė njohur rritje tė dukshme gjatė viteve tė fundit. Nė kėtė kuadėr, Presidenti Topi nėnvizoi angazhimin pėr zgjerimin e mėtejshėm tė tyre nė fushėn energjetike, nėpėrmjet rritjes sė prezencės sė kompanive turke nė tregun shqiptar, si dhe nė fusha tė tjera me interes reciprok. 

 Duke u ndalur nė ēėshtje tė rajonit, Presidenti Topi theksoi se Turqia ka lujatur e po luan rol tė rėndėsishėm dhe se ka mbėshtetur nė vazhdimėsi paqen dhe stabilitetin nė Ballkan, si dhe ka dhėnė kontributin e saj tė rėndėsishėm pėr zgjidhjen e tė gjitha problemeve dhe konflikteve nė rajon. Nė kėtė kuadėr, Kreu i shtetit shqiptar vlerėsoi qėndrimin e vendosur dhe tė qartė tė shtetit turk ndaj pavarėsisė sė Kosovės, si dhe mbėshtetjen dhe ndihmėn e Turqisė ndaj Republikės sė saj tė re. Nga ana e tij Kryeministri turk, Erdogan, pasi falenderoi Presidentin Topi pėr mikpritjen e ngrohtė, shprehu kėnaqėsinė qė gjendet nė njė vend mik dhe vėlla dhe nėnvizoi mbėshtetjen e plotė tė Turqisė nė tė gjitha fushat me synim integrimin e pėrbashkėt nė gjirin e familjes sė madhe evropiane. 

Nė kuadėr tė bashkėpunimit tė ngushtė dypalėsh, Kryeministri turk, duke vlerėsuar punėn e kryer pėr realizimin e veprės sė madhe politike, strategjike dhe ekonomike pėr Shqipėrinė, Rrugėn Durrės-Kukės, pėr tė cilėn u shpreh se ndjehet i nderuar qė mori pjesė nė pėrurimin e saj, theksoi se kjo rrugė do tė ketė efekte tė rėndėsishme pėr rritjen e shkėmbimeve ekonomike e tregtare, jo vetėm pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn, por edhe pėr mbarė rajonin. Kryeministri Erdogan vlerėsoi gjithashtu nė takim, marrėdhėniet e gjithanshme mes dy vendeve tona duke nėnvizuar me kėnaqėsi rritjen e pėrshpejtuar tė investimeve dhe pranisė sė investitorėve seriozė turq nė sektorė tė ndryshėm e tė rėndėsishėm pėr tė dy vendet tona dhe shprehu dėshirėn pėr t’u takuar me Presidentin Topi sė shpejti nė Turqi. Kryetari i shtetit i pėrcolli Kryeministrit turk pėshėndetjet mė tė pėrzemėrta pėr Presidentin Gyl, si dhe dėshirėn pėr tė shkėmbyer vizita tė nivelit tė lartė nė dobi tė zhvillimit tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve dypalėshe.

 
Na Gjeni
Radio Tirana On Line    
Programet Ditore
Programet TV
Programi TVSH
 
Programet Satelit
Programi Ditor Satelit
 
Radio I
Programet Radio I
 
Radio II
Programet Radio II
 
Radio III
Programet Radio III
 
 
   
l    Home     l     Historiku     l     Ligji     l     Statuti     l     Taksa e aparatit     l     Keshilli drejtues     l     Bordi i Administrimit     l     Stafi     l     Publikime     l