RRITJA E INVESTIMEVE TURKE NĖ SHQIPĖRI, DĖSHMI E MARRĖDHĖNIEVE TĖ SHKĖLQYERA MES DY VENDEVE
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se "marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Turqisė janė tė shkėlqyera dhe dėshmi e kėsaj janė 8-fishimi i investimeve turke nė Shqipėri dhe dhjetėfishimi i shkėmbimeve tregtare gjatė kohėve tė fundit". Gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr shtyp me homologun turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili ndodhet sot pėr njė vizitė zyrtare nė Shqipėri, Kryeministri Berisha vlerėsoi se "kjo vizitė zhvillohet nė njė ditė me ngjarjen historike pėr kombin shqiptar, inaugurimin e korridorit Durrės- Morinė". "Ne sė bashku patėm rastin tė shprehim tė gjitha konsideratat tona pėr rėndėsinė jetike tė kėsaj rruge, pėr Shqipėrinė, Kosovėn dhe rajonin. Falėnderoj me pėrzemėrsi kompaninė Bechtel-Enka qė e ndėrtoi atė nė njė kohė rekord", tha Kryeministri Berisha.

Marrėdhėniet mes dy kombeve dhe vendeve tona janė tė shkėlqyera, miqėsore dhe tė lidhura me mijėra fije, tha Kryeministri Berisha duke shtuar se "e vėrteta e pamohueshme ėshtė se kėtė periudhė ato njohin kulmet dhe zhvillimet mė tė mėdha". Nė kėtė drejtim, Kryeministri Berisha vlerėsoi "mbėshtetjen shumė tė madhe qė kryeministri turk, Erdogan dhe qeveria e tij i kanė dhėnė dhe i japin Shqipėrisė, si nė anėtarėsimin e saj nė NATO, ashtu edhe nė tė gjitha zhvillimet dhe reformat nė kėtė vend". Gjithashtu, Kreyministri vlerėsoi mbėshtetjen e fuqishme tė qeverisė turke pėr pavarėsinė e Kosovės dhe njohjen e kėsaj pavarėsie nė Eruopė, Azi dhe botė. 

Kryeministri i Turqisė, Rexhep Taip Erdogan sė bashku me Kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha, pėruruan sot pėrfundimin e punimeve tė autostradės Durrės-Kukės-Morin, nė njė ceremoni nė nė hyrje tė Rrėshenit ku ishin tė pranishėm disa mijėra qytetarė shqiptarė nga tė gjitha trevat e vendit.

 
Na Gjeni
Radio Tirana On Line    
Programet Ditore
Programet TV
Programi TVSH
 
Programet Satelit
Programi Ditor Satelit
 
Radio I
Programet Radio I
 
Radio II
Programet Radio II
 
Radio III
Programet Radio III
 
 
   
l    Home     l     Historiku     l     Ligji     l     Statuti     l     Taksa e aparatit     l     Keshilli drejtues     l     Bordi i Administrimit     l     Stafi     l     Publikime     l