|
ENKELEJD ALIBEAJ - NJĖ JURIST PROFESIONIST NĖ POLITIKĖ
"E shoh Shqipėrinė nė rrugė tė mbarė. Sepse qeveria ka punuar, me sakrifica tė mėdha, pėr rritjen e dinjitetit tė kėtij vendi," thotė Enkelejd Alibeaj, ministri aktual i drejtėsisė, kandidat i Partisė Demokratike nė Qarkun e Fierit nė zgjedhjet e 28 qershorit. "Kjo lloj strategjie," vazhdon ai pėr investimet e kryera nė rrafsh kombėtar, "pėr tė formuluar njė projekt qeveritar qė nuk niset nga synime tė afėrta elektorale, tregon qė ka njė lloj largpamėsie. I kemi vendosur njė stekė shumė tė lartė vetes sonė, standardet perėndimore. Dhe mjafton kjo, tė shohėsh se ēfarė objektivash i vendos vetes njė qeveri, ēfarė mjetesh dhe instrumentesh pėrdor dhe me ēfarė shpejtėsie ecėn ajo pėr t'i arritur kėto standarde, kjo pėrcakton vėrtet qė jemi nė shina tė mbara.". Ka lindur mė 1973 nė fshatin Sektor-Seman tė Fierit, "njė vend internimi, i cili ishte ngritur pikėrisht pėr kėtė qėllim" mė 1948 dhe ku prindėrit e tij, familjet e tė cilėve ishin internuar qė nė fillim tė viteve '50, aty do tė njiheshin e martoheshin. I ati, nga Variboba e Mallakastrės, pronarė tė mėdhenj tokash, i pėrkiste njė familjeje tė angazhuar me forcat nacionaliste tė Ballit gjatė Luftės II Botėrore, angazhim qė do tė ēonte nė vrasjen e gjyshit dhe tė xhaxhait mė 1943 nė luftėn civile mes nacionalistėve e komunistėve. Edhe nėna i pėrkiste njė dere bejlerėsh nga Pobrati i Beratit. "Mund tė bėnin krushqi vetėm ato shtresa qė ishin nė tė njėjtin fat tė zi," peshon sot Enkelejdi aplikimin dikur tė egėr tė luftės sė klasave dhe destinėn e fisit tė vet.
"Fėmijėria ime ka qenė e vėshtirė, se vetė vendi ishte i tillė," thotė ai, kur kujton se gjysmėn e ditės e kalonte me shkollė e lojėra, ndėrsa gjysmėn tjetėr punonte pėr tė ndihmuar prindėrit. 13-vjeēar, do futej nė punė me kohė tė plotė gjatė periudhės sė verės nė bujqėsi. "Punonim ditėn, madje edhe natėn," sjell ndėrmend ai. "Si gjithė fėmijėt e tjerė, ėndrra ishte tė bėheshim futbollistė, se s'kishte mundėsi tjetėr," kujton duke qeshur kohėn qė luante me shokėt. Gjatė verės, "pothuaj ēdo pasdite laheshim nė lumin Seman," vazhdon. Pasditeve, pasi paraditet ishin tė zėna me punė. "Jam notar i mirė, madje edhe futbollist i mirė," thotė sot me bindje. Lexonte si dhe ēfarė tė mundte. "Mbaj mend qė mė 1985 kam lexuar 'David Koperfildin'" e Dikensit, kujton ai pėr shfrytėzimin "vjedhurazi" qė i bėnte bibliotekės sė fshehtė tė xhaxhait tė vogėl, ku gjeje edhe libra tė ndaluar. "Kam pasur edhe 'fat'," shprehet, tek kujton se nė atė vend sakrificash gjendeshin njerėz nga tė gjitha shtresat, kultura tė ndryshme, histori tė ndryshme, nga ēdo cep i Shqipėrisė, edhe nga Kosova. Dhe "fati" ishte mundėsia mė 1984 qė i krijoi njė mik i babait, i cili i dha disa libra pėr ta mėsuar vetė frėngjishten. "Nė atė fshat nuk mėsohej as rusishtja," thotė pėr privimin qė aplikohej pėr tė mėsuar gjuhė tė huaja nė internim. Nė fshat nuk kishte asnjė horizont shkollimi, "as pėr shkollė bujqėsore, qė ishte 'universiteti' i asaj kohe pėr atė zonė," thotė ai. Dhe kjo ishte e trishtė pėr fėmijėt e atyre dyerve qė "i referoheshin vetėm punės nė pėrballjen e jetės, vetėm arsimit, vetėm perėndimit."
"Shkolla, nė ēdo rast, ishte njė mjet i mirė pėr tė ēarė nė jetė, edhe nė atė sistem," thotė ai pėr bindjen qė i ushqente familja, por edhe mėsuesit e shkollės. Dhe do tė ishte iniciativa e tė atit, i cili do ta dėrgonte mė 1987 tė vazhdonte klasėn e tetė nė Tiranė, nė shkollėn "10 korriku". "Mendoni ēfarė ndryshimi, tė vish nga fundi i botės," e quan ndryshimin e ambientit. Por pėrballja kulturore nuk do tė ishte e tillė. Kanalet televizive italiane, valėt e tė cilit kapeshin gjatė muajve tė verės nė fshat, jo vetėm i kishin dhėnė mundėsi tė mėsonte italishten, por edhe tė njihte njė botė tjetėr, qoftė edhe virtualisht. "Problemi mė i madh ishte largėsia nga familja," shprehet pėr pėrballimin e jetės, gati i vetėm, nė njė qytet tė madh. Mė '88 futet nė gjimnazin "Ismail Qemali". Shkėlqen dy vitet e para, por viti '90 do ta ēorodiste sistemin arsimor e do tė hutonte tė rinjtė. "Edhe kėmbėngulja individuale ra, sepse dolėn edhe shumė alternativa tė tjera," thotė Enkelejdi pėr 2 vitet e fundit tė gjimnazit, qė prapėseprapė e mbaroi me mesatare 9.7. Por shkolla nuk ofronte mė garancinė e dikurshme tė punėsimit, thotė ai, teksa sjell ndėrmend edhe tundimin pėr tė emigruar. Sidoqoftė, ėndrra - ndoshta e hershme - pėr t'u bėrė mėsues e shtyu tė niste studimet nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės pėr fizikė. Por shpejt do ta kuptonte se kjo fushė nuk kishte perspektivė.
Pas njė viti, njė bursė studimi pėr jurisprudencė e dhėnė nga Instituti i tė Pėrndjekurve Politikė do t'i jepte shansin tė niste studimet, fillimisht me korrespondencė, nė Fakultetin Juridik nė Tiranė, pėr tė kaluar nė sistemin e rregullt vitin e dytė tė studimeve, pas rezultateve tė mira tė tė parit. "Ishte pėrsėri sakrifica e familjes, e tim eti, qė mė krijoi mundėsinė, edhe ekonomike, pėr tė vazhduar edhe 4 vjet tė tjera shkollė," thotė ai. Fati e ndihmoi, sepse me mbarimin e fakultetit, mė 1997, u hap shkolla 3-vjeēare e magjistraturės. Dhe nė konkurrimin e zhvilluar me pjesėmarrjen e 500 pjesėmarrėsve, doli i pari. "Aty mund tė them se mora njė formim bazik prej juristi," shprehet Enkelejdi, tek kujton se kaloi nėpėr duar pothuaj gjithė librat e bibliotekės sė dhuruar nga Kėshilli i Evropės me literaturė juridike bashkėkohore pėr atė shkollė. Vitin e tretė tė shkollės do ta bėnte si gjyqtar nė Gjykatėn e Tiranės, tė shkallės sė parė.
Por, edhe pse mbaroi me rezultate tė larta, emėrimi qė mori nė mbarim tė shkollės si gjyqtar nė Skrapar nuk ishte i pranueshėm pėr tė. "Gjatė vitit qė isha gjyqtar stazhier nė Gjykatėn e Tiranės," kujton ai vitin e tretė tė studimeve pėr magjistraturė, "ka pasur disa procese gjyqėsore, pėr atė kohė tė bujshme, qė kishin edhe njė sfumaturė politike," si ēėshtja e 14-shtatorit, apo ajo e vjedhjes sė Thesarit tė Shtetit nė Krrabė, ku ai ishte gjyqtar. Dhe vendimet qė kishte dhėnė, me sa duket, ishin "tė papėlqyeshme" politikisht. "I paraqita dorėheqjen si gjyqtar Presidentit dhe Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė," rrėfen pėr refuzimin e emėrimit nė Skrapar, "por nuk m'u pranua" pėr arsye politike, komenton ai vendimin e ēuditshėm pėr ta shtrėnguar tė bėnte sėrish punė tė detyruar, tani nė vitin 2000. Dhe, meqė nuk u paraqit asnjėherė nė detyrė nė Skrapar, pak muaj mė vonė erdhi shkarkimi, pas njė kontrolli nga Ministra e Drejtėsisė. Gjykata e Lartė do t'i jepte mė vonė tė drejtė rekursit qė Enkelejdi i bėri atij vendimi, por dorėheqja mbeti nė fuqi. Kjo i theu edhe besimin nė sistemin gjyqėsor tė kohės. "Individi qė ėshtė i pafajshėm, nuk mund tė dėnohet pa fakte apo politikisht," shprehet ai.
|