GODO: SPITALI I RI NĖ QSUT, STANDARDI I FUNDIT EUROPIAN PĖR QYTETARIN SHQIPTAR
Spitali i ri nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza", nė Tiranė, do tė sjellė njė standard tė fundit europian nė shėrbimin shėndetėsor qė i ofrohet qytetarit shqiptar. Ministrja e Shėndetėsisė, Anila Godo, e shoqėruar nga Kryetari i Komisionit Parlamentar tė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shėndetėsisė, Tritan Shehu, drejtoresha e QSUT-sė, Gjeorgjina Kuli, inspektoi tė enjten pėrfundimin e punimeve tė fazės sė parė tė ndėrtimit tė spitalit tė ri nė QSUT. Investimi pėr ndėrtimin e spitalit tė ri nė QSUT, sipas ministres Godo, nė total ėshtė nė vlerėn e 53 milionė eurove, nga tė cilat rreth 30 milionė janė pėr ndėrtimin e godinės dhe 20 milionė pėr pajisjen e saj. Ky ėshtė financim i  pėrbashkėt i qeverisė shqiptare, e cila realizon 37 % tė financimit dhe Bankės sė Kėshillit tė Europės, me 63 pėr qind tė financimit. 

Faza e parė e ndėrtimit tė spitalit tė ri pėrfshin tre katet e para, si dhe atė tė nėndheshėm, me njė vlerė prej 21.4 milionė dollarė. Ndėrkohė, sipas ministres sė Shėndetėsisė, ėshtė hapur tenderi me 7.3 milionė euro pėr pajisjen e kėtyre kateve tė pėrfunduar. "Nė katin e nėndheshėm do tė vendoset shėrbimi apo departamenti i imazherisė, qė do tė ketė pajisjet mė moderne tė imazherisė, bashkė me sterilizimin qendror", tha znj. Godo. Urgjenca, e cila ėshtė e vendosur nė katin e parė tė spitalit tė ri, do tė jetė njė shėrbim i ofruar me standarde tė larta. "Nuk do tė kemi mė probleme tė njė ngushtėsie nė periudhė epidemish nė repartin e urgjencės", theksoi ministrja e Shėndetėsisė. Ajo pohoi se "mė pas, kemi shėrbimin e reanimacionit, i cili gjithashtu do tė jetė i njė standardi tė lartė, kemi gjithashtu shėrbimin e kirurgjisė me 30 shtretėr, dhe shėrbimin e dytė tė traumatologjisė, qė ofrohet nė qendrėn e Tiranės, pėrveē Shėrbimit tė Traumatologjisė pranė Spitalit Ushtarak". 

Nė total, kapaciteti i shtretėrve pėr fazėn e parė tė spitalit (tre kate dhe kati i nėndheshėm) ėshtė 180, ndėrkohė qė me pėrfundimin e fazės sė dytė dhe katet nė shtim, ky numėr do tė jetė mė i lartė. Ministrja Godo u shpreh optimiste qė nė fund tė kėtij viti, tė futen nė spital tė sėmurėt e parė.
"Fundi i vitit duhet tė na gjejė duke shtruar tė sėmurėt e parė nė ambientet e spitalit", u shpreh ajo. Aktualisht, Qeveria shqiptare dhe Banka e Kėshillit tė Europės janė nė bisedime pėr marrėveshjen e fazės e dytė, qė pėrfshin ndėrtimin e dy kateve tė sipėrme, ku do tė jenė tė vendosura dhe 7 salla me teknologji tė lartė operacioni, por dhe repartin e hematologjisė. 

 
Na Gjeni
Radio Tirana On Line    
Programet Ditore
Programet TV
Programi TVSH
 
Programet Satelit
Programi Ditor Satelit
 
Radio I
Programet Radio I
 
Radio II
Programet Radio II
 
Radio III
Programet Radio III
 
 
   
l    Home     l     Historiku     l     Ligji     l     Statuti     l     Taksa e aparatit     l     Keshilli drejtues     l     Bordi i Administrimit     l     Stafi     l     Publikime     l