|
TOPALLI NĖ BARBULLUSH: NĖ MANDATIN E ARDHSHĖM MĖ SHUMĖ PUNĖSIM, TĖ ARDHURA DHE MIRĖQENIE
Nėnkryetarja e Partisė Demokratike, Jozefina Topalli, tha, gjatė njė takimi entuziast me banorė tė fshatit Barbullush, tė komunės sė Bushatit, nė Shkodėr, se, " nė mandatin e dytė, nė kėtė komunėt do tė ketė investime nė vlerėn e 160 milionė eurove qė do tė sjellin mė shumė punėsim, mė shumė tė ardhura, mė shumė mirėqėnie.
Unė besoj se komuna juaj ėshtė njė komunė, e cila ka thyer tė gjitha rekordet, nė shtrimin e rrugėve, nė ndėrtimin e shkollave tė reja, nė ndėrtimin e ambulancave, tė qendrave shėndetėsore, tė kabinave elektrike, tė kanalizimeve, tė ujėsjellėsave dhe ju kėtu do tė keni nė mandatin e dytė njė investim tjetėr tė madh qė kap njė shifėr prej 160 milionė eurosh", tha znj. Topalli.
|