KORĒĖ: EMIGRANTĖT VIJNĖ PĖR PJESMARJE NĖ ZGJEDHJET PARLAMENTARE
Emigrantėt  i drejtohen sėrish pikave kufitare tė vendit, kėtė herė pėr tė marė pjesė nė votimet e 28 Qershorit.  Ministria e Brendshme Greke, qė nga data  16 Qershor, njeh lėvizjen e lirė tė emigrantėve shqiptarė pėr nė vendin e tyre  duke i krijuar kėshtu lehtėsirat pėr pjesmarje nė votime. Qė nga data 16 Qershor, afati i fillimit pėr hyrjen e emigrantėve nė Shqipėri me rastin e zgjedhjeve parlamentare nė vendin tonė qė njihet nga pala greke, kanė hyrė nė vend kalimin kufitar tė Kapshticės ( Devoll) mbi 14 mijė persona, pjesa mė e madhe e tė cilėve emigrantė. Vetėm nė 24 orėt e fundit, sipas tė dhėnave zyrtare tė policisė kufitare nė Kapshticė, janė rregjistruar nė hyrje pėr nė Shqipėri 2801 persona dhe 728 automjete. 

Emigrantėt e ardhur nga Greqia nėpėrmjet  vend kalimit kufitar tė Kapshticės, nė pjesėn mė tė madhe tė tyre deklarojnė se kanė ardhur nė atdhe pėr tė marė pjesė nė votime, duke shprehur kėshtu dėshirėn e tyre pėr tė shprehur vullnetin e lirė nė zgjedhjet e 28 Qershorit.  Ata u shprehėn se shpresojnė  qė vota e tyre tė ndikojė sa mė pozitivisht pėr tė ardhmen e vendit dhe mirqėnien ekonomike pasi njė ditė jo tė largėt do tė kthehen pėrfundimisht nė atdheun e tyre. Sipas autoriteteve tė policisė kufitare nė Kapshticė,  numri mė i madh i emigrantėve tė ardhur nga Greqia pėr tė marė pjesė nė votime, pritet tė rregjistrohet ditėn e premte dhe nė fundjavė. Nga ana e kėsaj policie, janė marė qė tani masat pėr  lehtėsimin e procedurave tė kalimit nė kufi  pėr emigrantėt qė do tė qarkullojnė  gjatė kėtyre ditėve me rastin e zgjedhjeve tė 28 Qershorit.

 
Na Gjeni
Radio Tirana On Line    
Programet Ditore
Programet TV
Programi TVSH
 
Programet Satelit
Programi Ditor Satelit
 
Radio I
Programet Radio I
 
Radio II
Programet Radio II
 
Radio III
Programet Radio III
 
 
   
l    Home     l     Historiku     l     Ligji     l     Statuti     l     Taksa e aparatit     l     Keshilli drejtues     l     Bordi i Administrimit     l     Stafi     l     Publikime     l