QEVERIA PO E MBĖSHTET POLITIKISHT DHE FINANCIARISHT REFORMĖN NĖ FUSHĖN E SHKENCĖS
Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Fatos Beja, theksoi tė enjten, gjatė takimit me nobelistin Gerardus ‘t Hooft, i cili ndodhet nė Shqipėri nė njė vizitė disaditore, me ftesė tė Kryeministrit Sali Berisha, se qeveria po e mbėshtet politikisht dhe financiarisht reformėn nė fushėn e shkencės. Zyra e shtypit e MASH bėri tė ditur se duke bėrė njė historik tė shkurtėr tė organizimit tė institucioneve shkencore nė Shqipėri, ministri Beja tha se "tashmė shumica e instituteve shkencore janė integruar nė universitete". Ai vlerėsoi se njė nga prioritetet nė punėn e kėrkimit shkencor, janė pėrpjekjet pėr nxitjen e bashkėpunimit rajonal dhe ndėrkombėtar. 

Ministri Beja pėrmendi gjithashtu mbėshtetjen e MASH pėr rreth 100 projekte shkencore tė universiteteve dhe paraqitjen e projekteve tė tyre nė programin evropian pėr kėrkim FP7 si dhe 
programin Brain Gain dhe masat qė janė marrė nė kėtė kuadėr pėr thithjen e trurit tė Shqipėrisė. Prof. ‘t Hooft nga ana e tij  vlerėsoi pėrpjekjet e bėra nė kėtė drejtim, duke theksuar se "edhe nė vendet e vogla si Shqpipėria, njerėzit duhet tė jenė ambiciozė dhe tė merren me shkencė". Gjatė vizitės nė Tiranė, prof. ‘t Hooft, fitues i ēmimit Nobel nė fizikė, profesor i fizikės teorike nė Universitetin Utrecht nė Holandė, do t’i jepet titulli i nderit Doctor Honoris Causa, nga Universiteti i Tiranės. 

Prof. ‘t Hooft fitoi ēmimin Nobel nė fizikė nė 1999 pėr studimet e tij nė teorinė e fizikės sė grimcave nė bashkėpunim me fizikantin tjetėr holandez, Martinus J. G. Veltman. Vizita e tij organizohet nga Programi Brain Gain, njė projekt i PNUD-it, nė bashkėpunim me qeverinė shqiptare, qė synon angazhimin efektiv tė diasporės dhe tė tė kthyerve nga studimet jashtė nė zhvillimin e vendit.

 
Na Gjeni
Radio Tirana On Line    
Programet Ditore
Programet TV
Programi TVSH
 
Programet Satelit
Programi Ditor Satelit
 
Radio I
Programet Radio I
 
Radio II
Programet Radio II
 
Radio III
Programet Radio III
 
 
   
l    Home     l     Historiku     l     Ligji     l     Statuti     l     Taksa e aparatit     l     Keshilli drejtues     l     Bordi i Administrimit     l     Stafi     l     Publikime     l